Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në zonën e Freskut. Mësohet se nipi, i cili është arrestuar nga policia, ka qëlluar me thikë gjyshin dhe gjyshen e tij pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Shkak për konfliktin është bërë fakti se nipi me inicialet B.Kaso 19 vjeç i ka kërkuar para gjyshërve të tij, H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç, dhe pasi ata nuk i kanë dhënë, janë konfliktuar e më pas ai i ka qëlluar me thikë.
Dy të moshuarit janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Në rrugën “Muhamet Deliu”, shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
