Nuk i paguanin qeranë prej 6 muajsh, italiani masakron me thikë tre shqiptarë

Bledar Lumani

Tre shtetas shqiptarë në Abano Terme të Padovas janë sulmuar me thikë nga një 42-vjeçar italian.

Shkak për këtë është bërë fakti se ata nuk i paguanin qeranë prej gjashtë muajsh.

Alessandro Di Chiazza, 42 vjeç, ka shkuar mbrëmjen e djeshme në familjen e Bashkim Lloti, 41 vjeç.

Ai i ka kërkuar për të disatën herë qeranë.

Por, as këtë herë ai nuk ia ka dhënë paratë.

Për këtë arsye, 42-vjeçari e ka qëlluar Bashkimin me thikë në qafë.

Ky i fundit është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Shetasi italian ka qëlluar me thikë edhe të vëllanë dhe gruan e Bashkimit, Afrim Lloti dhe Raimonda Lloti, pas ndërhyrjes së këtyre të fundit.

Para kësaj, ai u kishte çarë gomat e furgonit.

Tashmë 42-vjeçari është arrestuar nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasje./b.l

Share This Article
4 Comments
  • Vetem ne Shqiperi,grabitet toka,grabitet prona,nuk paguhen faturat,qerate etj.Shteti i legalizon grabitesit.Te lumte dora italiano!

  • Gabim,shume gabim!
    Cfare jane keto qe shkruani o shqiptare?
    Po a e keni provuar ju emigracionin,vecanerisht keto vitet e fundit?
    Si inkurajoni italianin me fjalen”Bravo”?
    Po ku jemi more djem?Ne mesjete?
    Cdo gje u zgjidhka me thike e me plumb?
    Po ligjet pse jane venez.Perse ekzistojne?
    Shume mire mund t’i padiste ,ligji do i denonte,atehere ndoshta do behej nje zgjidhje,do shisnin dicka e do ua jepnin qofte edhe pjeserisht!
    Ka gjetur ata ky italian i poshter,ky mizor,se te ishte tjeter e kishin rrjepur!
    Ky italian kishte te drejte vetem te ankohej ne organet kompetente,me pas JO krimi nuk gjen justifikim!
    Nuk di cfare moshe keni,por nuk ecet perpara me egersi,me mesjete!
    Edhe une jam pronare,u ktheva ne ish pronare nga politikat e mbrapshta te dy qeverive nder vite
    Ne tokat e mia barbaret jo vetem kane ndertuar banesa por bejne edhe biznes mbasi ligji nuk
    E ka percaktuar qe barbaret duhet te japin qera per biznesin!
    Por ne nuk vrame,as plagosem,Zoti eshte i madh,si do hskmerret ndaj cdo padrejtesie!
    Si do t’ju vinte juve po te ishit vete ne emigrim e mos te kishit mundesi te paguanit?
    Ju lutem,ju lutem shume!
    Nuk zgjidhen me thika e plumba padrejtesite!

  • Duket kjo Ilirjana qe nuk e njeh drejtesine italiane. Une nuk e justifikoj absolutisht italianin…Mundet qe t’ua kishte leshuar me qera pa kontrate. Mos paragjykoni. Askush nuk ka te drejte t’i mare jeten askujt. Une do kisha mare nja kater pese shoke e do i nxirrja jashte me force, do j’u paketoja edhe plackat edhe tungjatjeta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *