Nuk i pëlqen operacioni plastik, vret doktorin dhe veten

Dita

Një 34-vjeçar rus ka mbetur aq i pakënaqur nga operacioni plastik, saqë është kthyer sërish në spital dhe ka vrarë doktorin e më pas veten. Yuri Lebedev, 34 vjeç, është futur në një spital në Shën Petërburg me pushkë në krah pasi nuk i kishte pëlqyer pamja në pasqyrë. Ai ka vrarë në vend shefin e klinikës, Alexander Remizov, e më pas ka tentuar të vetëvritet, por është plagosur rëndë.

Siç njoftojnë mediat ruse, ngjarja ndodhi dje në spitalin Rzhd. Një ditë pas ngjarjes, Lebedev ka ndërruar jetë në spital.
34-vjeçari kishte kryer dy ndërhyrje për rregullimin e hundës dhe veshëve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *