SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar gazeta DITA! Lexova në gazetë se qeveria ka vendosur për zgjerimin e sipërfaqeve të varrezave në dy vendet, në Tufinë dhe në Sharrë. Është shumë logjike po të kemi parasysh popullsinë aktuale të Tiranës, pa përmendur shtesën e popullsisë. Shpreh një shqetësim të madh, sidomos për zgjerimin e varrezave të Sharrës, për faktin se po varrosen të ndjerë dhe pas pesë apo dhjetë vjetësh ata nuk i tret toka, pasi ajo është tokë argjilore e padepërtueshme nga ajri dhe nga parazitët.
