Biznesmeni Nikolin Lleshaj ka akuzuar për shantazh Prokurorin Petrit Çano. Në mes është një femër, e cila sipas denoncimit në organet e vettingut ka shfrytëzuar lidhjen me Prokurorin për të përfituar një pronë nga biznesmeni. Përfaqësuesi ndërkombëtar në seancën e KPA e ka pyetur prokurorin Çano për lidhjen me këtë grua dhe nëse ka vënë nën presion biznesmenin për interesat e saj. Në fund, vendimi i KPA për prokurorin është shtyrë për të disatën herë…
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa deklaroi të premten gjatë seancës publike në KPA për drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, se nuk i ishte mundësuar njohja me dokumentet e reja për Çanon.
Këto dokumenta sollën ndryshimin e raportit të DSIK-së për prokurorin.
Megjithatë, Ballhysa shtoi se trupi gjykues është njohur me dokumentet e DSIK-së dhe mund të vlerësojë nëse ka nevojë për hetim të mëtejshëm, bazuar në informacionet e reja.
Prokurori Petrit Çano deklaroi se nuk i ishte mundësuar njohja me asnjë indicie nga të dhënat e klasifikuara sekrete që kanë çuar DSIK-në drejt ndryshimit të qëndrimit.
Sipas tij, ndryshimi i raportit tregon se individë të caktuar po e sulmojnë për shkak të akuzave që ka ngritur ndaj tyre. “Dërgojnë letra dhe përdorin segmente të medies për të shpifur,” u ankua Çano.“Di të them që kam punuar me ndershmëri,” shtoi ai.
Ballhysa konstatoi se në ankim ishte paraqitur si shkak mungesa e një raporti nga SHISH.
Ndërkohë një denoncim i ri ndaj Çanos është depozituar pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i cili u bë publik nga DITA pak kohë më parë (lexo KËTU).
Lidhur me këtë denoncim vëzhguesi ndërkombëtar, Steven Kessler e pyeti Çanon nëse kishte pasur takime të drejtpërdrejta me një kallëzuese, bashkëshortin e saj dhe të akuzuarin prej saj.
Çano sqaroi se e njeh kallëzuesen për shkak se ajo kishte kryer kallëzim penal për “mashtrim” duke pretenduar se kishte porositur dy apartamente, por më pas kishte mësuar se ndërtuesi ishte larguar pasi kishte shitur objektin tek një tjetër person dhe se ky i fundit nuk i njihte të drejtën reale mbi pasuritë në fjalë, – shkruan BIRN që ka ndjekur seancën.
Ai shtoi se nuk kishte njohje me bashkëshortin e saj dhe se me biznesmenin Nikolin Lleshi kishte pasur kontakte vetëm kur e kishin marrë në pyetje në kuadër të hetimit të nisur.
Por biznesmeni Lleshi thotë se ai është thirrur në zyrë nga Çano dhe ky i fundit i ka kërkuar favore personale të lidhura me femrën e cituar në letër, duke e shantazhuar për të.
Në fund të seancës, Kolegji e shtyu seancën për të disatën herë, për datën 8 shtator, ora 12:00.
n.s. / dita



Kujdes Cano, se keta jo vetem qe te shkarkojne, por te ndajne edhe nga gruaja tani ne pleqeri…
Eshte cudi se ka akoma nga ata qe besojne se prokurore e gjykates se plepave jane te ndershem! Vertet? A e dini ckane bere keta kriminele me te drejtet dhe me te varferit qe s’kishin te paguheshin per hallin qe i kishte zene! Te ndajne nga gruaja thote dikush?!
Keta jane kerma. Qendron me lart nje kriminel ordiner sepse ai te pakten eshte ne rolin dhe pozicionin e tij dhe nuk ka marre persiper te shpetoje boten nga krimi.
Petrit Cano eshte i kohes se para 90-es…
E ka nisur karrieren si hetues ne Fier…