“Nuk iu bind urdhrit për të hapur dyert e makinës”- Policia njoftim zyrtar për aksionin te “Varri i Bamit”. Ja çfarë thuhet për incidentin me gazetarin

entela

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e mesditës së sotme, ku një person nuk iu bind urdhërit për të ndaluar gjatë një aksioni antidrogë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona”, thuhet ne njoftim.

Ndërkohë për incidentin me gazetarin e News24, policia thotë: Nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z.Ergys Gjençaj.

ergysgjencaj-gazetari

Njoftimi i plotë i policisë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona.

Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun.

Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin e TV News 24, z.Ergys Gjençaj.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të goditur çdo paligjshmëri, për të garantuar transparencë dhe siguruar mediat të kryejnë rolin e tyre. Asnjë incident i izoluar nuk do të ndikojë në këtë angazhim, për më shumë siguri për qytetarët.

 

e.r/dita

Share This Article
8 Comments
  • Ku e dinte gazetare me klodiana fytyr kalin,qe ndodheshin aty.
    Klodiana lala duhet te jete ne sherbim te grupeve kriminale ashtu sic eshte ne grupin e kriminel saliut.

  • Incidente qe edhe ndodhin, por keta gazetare po cudisin dynjane, sikur cfare ka ndodhur !? Menyra se si keta gazetare procedojne, sidomos kjo fytyrekali, Lalaj, te duketet sikur per keta nuk ka rendesi finalizimi i operacionit te policise, e cila e realizoi me sukses ate, dhe per kete duhen pergezuar, por jane fokusuar tek ky “incident” a thua u be nami dhe ishte nje gje e jashtezakonshme !? Te mos harrojme ne Amerike polici gjate kryerjes se detyres e mbyti protestusin! E fundit edhe policia, qe ne momentin qe verifikoi gazetarin,kerkoi ndjese. Tani kjo fytyrekali cfare kerkon me shum se kaq?

  • Klodiana Lala eshte zedhendese e krimit te organizuar.Per te krijuar alibi perfiguren e rolin e saj organizoi atentatin e kurdisur ne shtepine e te jatit.Cuditem se per shume raste Jane dhene shpjegime per rezultatin e hetimeve.per rastin konkret asnje shpjegim se c’doli nga hetimi.pse?Se dyti,nga i merr vesh kjo NDRIKULL aksionet e policise?.I merr njoftimet nga prokuroret ,qofshin keta dhe ASPAK,apo nga Police te korruptuar.Nese pretendimet se “beme reforme per te dorzuar veprimi e ligjit”,atehere duhet te hetohet mire Klodiana Lala dhe artan hoxha.Ndryshe te themi se kemi bere reforme per mbrojtjen e krimit,krimineleve dhe trafikanteve,jo per “te barabarte para ligjit”.Nese shkarkon drejtesia nga pergjegjesia FATMIR MEHDIUN DHE TE TJERE QE VRASIN ME ARME DHE MAKINA,duhet te lirohen nga burgu te gjithe ata qe kapen me dy grame kanabis.

  • Turp per policine qe nuk njeh te drejtat themelore te njeriut. Tjeteri duke filmuar ne publik, ju e arrestoni! TURP PER MINISTER BARDERR qe i merret fryma kur flet! Turp pper kupolen shteterore dhe partite e ndryra politike qe vetem vjedhin dhe percjellin injorance! Ende e mbajne shoqrine peng te parimeve te tyre orientale! TURP!

  • Une nuk shoh police aty, po ca bythderra qe turren si bythderra ta shqyejne deren me force.
    Une do kisha fluturar me makine drejt e ne Kerministri
    per ndihme..

  • Po te mos ishte gazetaria nga do ta merrnit vesh ju te zgjuarit qe kishte nje aksion policor, qe ky aksion filloji me deshtim por per fat te mire u ndalua pas ca oresh trafikanti???? ome si, si do ta merrnit vesh? ja pra pse gazetari nuk preket, eshte “PRESS” o trung, edhe ne lufte nuk e prek njeri me dashje.
    Po thuaj qe ktyre laskarave ju iku peshku dhe si binin dot gomarit por i rane gazetarit.
    Se te gjithe i pame pamjet filmike.
    A po, po per gjuhen e perdorur nuk foli kush? Kshu paraqitet policia !? – Hape deren o bythqir! ????

  • Pyetja ime ishte , se si e dinin gazetaret per ate operacion qe u ndodhen atje? Ai ishte nje aksion i befasishem dhe prezenca e makines se televizionit ka bere qe krimineli ta ndieje rrezikun dhe te largohet.
    Ne nuk e dime se cfare ja ndodhur vertete, prandaj mos hidhemi ne konkluxione te nxituara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *