Në “Shih programin”, Luan Rama ka folur për procesin e brendshëm të zgjedhjeve në LSI, ka sqaruar se do të ketë zgjedhje nga struktura më e vogël deri tek kryetari i partisë.
Kësaj here ndryshe nga do vite më parë, Luan Rama thotë se nuk do të garojë përballë Metës. Sidoqoftë, ai e kujton si një spovë të arrirë, tek mori mbi 30 përqind të votive para katër vjetëve.
Por, tregohet shumë i kujdesshëm të komentojë zgjedhjet e brendshme të vëllait të madh socialist, por thotë se një forcë politike që të qeverisë mirë popullin duhet të qeverisë mirë vetëveten, duke respektuar statutin dhe strukturat.
Duke qëndruar tek muaji mars, edhe Rama i LSI-së, ashtu si Rama i qeverisë, nuk e shikon të pamundur kalimin e reformës në drejtësi.
Ai ngulmon se Byronë Kombëtare të Hetimit, LSI e pati votuar qysh herën e parë kur u rrëzua nga Kushtetuesja, ndaj fjalët e hapura në lidhje me LSI-në për këtë çështje janë keqdashëse. Sipas tij është krijuar një spekullim i madh në raport me reformën në drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Rama mendon se ky spekullim është i ushqyer përmes kanalesh okulte sikur nuk e do LSI-ja.
Megjithëse që në fillim ai vetë nuk bashkëndante mendimin se Byroja duhej të varej nga policia, por nga prokuoria, Rama tregon se i është bindur vullnetit të shumicës, ndaj nuk shikon asnjë arsye se përse tani mund të votohet ndryshe.
Rama u kujdes të shtonte se se pjesëmarrja e opoztitës në votimin e kësaj reforme jo vetëm do të ishte hap para për vendin, por edhe për vetë opozitën.
Kur u pyet nëse do të bëhej pjesë e qeverisë, jo pa humor, zoti Rama tha se ” mjafton një Ramë në kabinet”.
