Bedri Islami
Rruga që nga selia kryeministrore deri tek ajo e Presidencës është rreth 300 metër e gjatë. Nga selia e Kuvendit, ku ishte më parë Meta dhe deri tek zyra e tij e sotme janë apo jo 200 metër. Dhe nga selia e shefit të qeverisë tek zyrat e kryetarit të kuvendit janë apo jo 100 metër. Një gjerësi bulevardi është mes tyre.
Ky është trekëndëshi i pushtetit të sotëm në Shqipëri në tre majat e saj. E gjithë rruga mund të përshkohet në këmbë në 5 minuta, në largësinë më të madhe dhe, ende pa t’u marrur fryma në largësinë më të afërt.
E megjithatë, ata nuk merren vesh. Janë tepër larg njëri tjetrit, sa që mund të duket se vite drite qëndrojnë mes tyre.
Në të tre institucionet janë përfaqësues, të cilët vijnë nga parti të së majtës, kështu quhen; janë njerëz që kanë pasur lidhje të gjata me njëri tjetrin; qofshin si miq, qofshin si bashkëdrejtues pushtetesh; janë deleguar në postet e tyre nga përkrahja që i kanë bërë njëri-tjetrit.
Rama , në mandatin e parë, u ul në karrigen e shefit të qeverisë edhe me votat e partisë së Metës. Ky i fundit u bë president nga dëshira e Ramës, e kështu ndodhi edhe me Ruçin, të cilin nuk e votuan shokët e tij të djeshëm të LSI-së, por që në heshtje e përkrahën.
Ditët e fundit, jo krejt papritur, doli rasti Lleshi, emërimi dhe refuzimi i tij në postin e Ministrit të Brendshëm.
Ishte një këmbanë që po dëgjohej më herët, që dihej se si mund të tingëllonte më pas, por që askush, asnjëri nga treshja drejtuese, nuk bëri gjënë më të zakonshme: të diskutonin me njëri tjetrin, para se të hidheshin zaret e një konflikti të ri, i cili nuk gjen dot zgjidhje, pasi mungon hallka e domosdoshme në këto raste: Gjykata Kushtetuese.
Vetëm pasi, si i thonë ,“plasi”, të gjithë vrapuan të shkojnë tek të gjithë. Një herë 90 minuta, pasi gjërat ishin më të thelluara në takimin e parë, pastaj 60 minuta, më pas deklarata politike që paralajmërojnë kohë të turbullt, debate që ndizen, zëdhënës shtypi që flasin në emër të shefave, kërkim për një gjetje të re, duke harruar themeloren: asnjëri nuk është në atë post për t’i bërë karshillëk njëri tjetrit, por për të gjetur një rrugë të duhur në dobi të vendit ku shërbejnë dhe ku i kanë deleguar.
Të gjithë këto takime mund të bëheshin më parë, me qetësi e dashuri, si thotë njëri prej tyre; me nerv të paluhatshëm, si thotë tjetri , dhe, me mirëkuptim, si shpjegon i treti.
Duke parë luhatjet dhe zvarritjet në një rast si ky, ndoshta duhej të ishte gjetur një zgjidhje më e qetë, më kuptuese, debati të ishte mjeti i fundit dhe të kishte një detajim më të gjerë dhe të mirëpritur përse ishte kjo lëvizje qeveritare, çfarë synohej me emërimin e ministrit të ri, cilat shkaqe çuan në këtë mendim dhe pse ishte e domosdoshme të shpejtohej lidhja mes emrit të ri dhe stafit të një dikasteri aq të rëndësishëm.
Shteti nuk drejtohet me inate dhe as me mëri politike. Dhe as me lëshime politike, sipas një parimi të njohur në politikën tonë, “ më jep, të të jap”.
Ai nuk drejtohet as me heshtje dhe takime të vonuara, të cilat, jo vetëm nuk e zbusin klimën politike, por e rëndojnë edhe më tej atë, duke bërë shpërthyese një gjendje që shumë lehtë mund të ishte normale.
Deklaratat që po vijnë nga seli të ndryshme paralajmërojnë një dimër të ftohtë, akullnajë politike, që nuk do të ketë asnjë dobi për vendin.
Dhe, as për liderët.

Shteti po drejtohet nga Meta krimineli nr. 2 pas Saliut!
Prej veglave qorre te partise, te cilet me lloj-lloj bedrilleqesh dhe lloj-lloj dobiclleqesh kane uzurpuar dhe ato pak gazeta te tregut, dihet tashme si buka qe hame, se pervec heshtjes dhe propagandes boshe s’ke c’te presesh gje tjeter.
Keta lloj dordolecesh kane qene dhe kane mbetur te paret per trushplarje, dhe të fundit në trushtrydhje!!!
Ajo qe ty te ben po aq bashkefajtor me ta, eshte se s’ke as mendere dhe as kurojao ta thuash troc, se kush ishte strumullari, pa ndihmen e te cilit Meta kurre nuk do ishte katapultuar dot ne maje te plepit?
lere lere Bendri, lere se e ndrite,
me kujdes, mati mirë fjalët se mos na dëgjon Hajduti..;
Aj aj mar Bendri,
kanë qenë (vetëm) miq kta institucionarët tuaj ???
quhet miqësi kur shet shqiptarët për të marrë pushtetin???
kur të fusin plumbin kokës si qen, kur të vrasin me duar në xhepa dhe filmimet janë aty, që ti shohin fëmijët e tu për sa jetë të kenë, quhen institucionarë miq këta ??
po ne KOKËPALARËT pse nuk u bëm njëher miq me kta institucinarët e tu ? ku jemi ne shoki Islami ??
kur jemi ne Kokëpalarët, qe ju japim karrigen, ai instituci…nari jot, është duke refuzuar Ramën, Ruqin, apo ne ???
sa herë që vendi ngelet pa institucone, jemi ne që paguajmë, apo buuuuri Monikës ???
e di ti Islami, mua s’më plas hiç për Lleshin, se për Ramën nuk të plas as ty, po cili është mesazhi që njerzit në atë vend kanë ??kur institucionarët e kanë qeverisjen mënyrë shantazhi, çfarë shprese ka më??
na bën dot ndonjë artikull kështu ti me ndoca përgjigje ?
Thanua mo Thanua nga vajti, se në 2013 na i bëri mendjen lesh e rrrrrrrrilindje,
ju thatë – s’ka moral politika ??!
po ja që u dashka pak moral, sepse politika është qeverisje, qeverisje e jetëve të të tjerëve … apo jo ?????
ju ma shpifni !!
jane me mijera kilometra rruget e mbushur me burra kurva si shqiptaret.
Bedriu e ka marre urdherin e dites nga Baze.
fa schifo
E Bedri a je ne terezi? Duhej t’i merrte leje pastaj t’ia dergonte propozimin per dekretim? Cfard thua keshtu hej burre i dheut? Epo po te shkruash cdo dite e per cdo teme, artikujt do te dalin si muhabetet e kafeneve. Qe ne tre rreshtat e pare je “out” Bedri.
Kane te gjithe nje deshire:te hane ne tepsi sa me shume
NJE ANALIZE E SHKELQYER PER MBARE POLITIKEN SHQIPTARE SI NE TIRANE, PRISHTINE, SHKUP, PODGORICE, LUGINEN E PRESHEVES EDHE NE DIASPORE !
Eshte shume me e thjeshte mesa e shtroni ju problemin bedri,si mendoni ju bedri se rama nuk ka qene ne dijeni te ketij ngerci kushtetues, ne nje kohe qe gjykata kushtetuese nuk mund te ushtroje fuksionin e saj ne mungese te numrave?tre muaj me pare kryeministri deklaroi se do bente ndryshime ne qeveri,mos valle ishte kjo arsyeja qe nuk veproi? Bedri per mosdekretimin e kreut te SHISH per plot nje vit ju mendoni qe rama nuk ka qene ne dijeni te ketij ngerci?apo kreu SHISH nuk ishte kaq i rendesishem se ministri i brendshem te kryej arrestimet e politikaneve te korruptuar te lidhur me krimin,mos te duket rastesi sulmi i papare i PD per te kryqezuar ministrin e brendeshem Xhafa dhe kerkimin e dorheqjes se tij ne kulmin kur puna e tij nje vjecare po jepte frytet e saj?thuaje troc Bedri te gjitha keto lojra politike qe u hidhen shqiptareve kane vetem nje qellim,largimin e vemendjes se shqiptareve nga keqqeverisja dhe bllokimin e reformes ne drejtesi nga edi rama,ilir meta,sali berisha,nuk do shume mend per te kuptuar se shpellari sali berisha dhe kapobanda e ballkanit ilir meta kane premtimin e ketij mashtruesi kryeminister,jo vetem qe nuk do i ngulet gjemb ne kembe per krimet e kryera nda popullit,por vazhdojne te pretendojne te vendosin njerezit e tyre ne postet kyce te administrates dhe te ndajne pazaret e tyre te ndyra ne sektoret me fitimprures duke grabitur pronat dhe parat e taksapaguesve shqiptare.
o bedri haleja
a na bën një analizë karit për këtë rastin e kryetarit të SHISH??
“Meta dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH-it”atij shqiptarit shëmbëllor që ka mësuar greqishten në mënyrë të shkëlqyer pa shkollë!!
ndoshta e ka ndihmuar gjyshja që ka mbruar fakultetin e asfalisë!?
kush e di?