Letër e nënshkruar
Arben Rustemaj
Përshëndetje DITA. Kam dëgjuar që reforma në arsim është hartuar nga grupe pune afër universitetit të ish-beniaminit të Saliut, Henri Çili. Unë nuk u kam hyrë detajeve por shoh dy probleme të rënda. E para, është konflikt interesi që një universitet privat që hartojë ligjin për universitetet. Aq më pak ka të drejtë ta bëjë këtë një si Çili që ka mburrur Saliun edhe për vrasjen e 21 janarit.
E dyta, më duket habi që një parti e majtë dhe një qeveri e majtë të mbështesë një ligj ku favorizohet sektori privat para atij public. Pse nuk investohet shteti në universitetet publike por në ato private??
Duhet të paguajmë dy herë tani? Edhe pronarët e universiteteve private, edhe taksa për universitete private? Na mbetet të bëjmë edhe një ligj që financon spitalet private se nuk kanë lekë të shkretat. Nuk janë reforma të majta këto.
