A janë të gjithë të korruptuar?

redaktor

Sistemi i drejtësisë dhe të gjithë e juristët e tij sot ndodhen nën syrin e ciklonit të opinionit publik, i cili ka një perceptim tërësisht negativ ndaj të gjithë funksionarëve që ushtrojnë profesionin e gjyqtarit, avokatit, noterit, përmbaruesit apo ndërmjetësit.

Të gjithë ne, pothuajse nga të gjithë etiketohemi si të korruptuar dhe të paaftë, deri në ekstreme të vlerësimit dhe identifikimit si “korporata kriminale e gjyqësorit”.

Kjo nuk është dhe s’mundet të jetë e vërtetë, por mbi të gjitha s’duhet lejuar më të propagandohet si e tillë. Nuk duhet lejuar më përbaltja dhe etiketimi kolektiv i të gjithëve ne, ku humbet “përgjegjësia dhe faji” bashkë me protagonistët e individualizuar që e bartin atë.

Nuk mundet më të jemi peng i shprehjes politike “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, e cila na bën sot të jemi të intimiduar dhe të gjysmëfrikuar në reagimin tonë përballë gjithë histerisë publike e mbështetur edhe nga ajo politike, e cila po krijon psikozën e komuniteteve të korruptuara të juristëve; komuniteteve të korruptuara të mjekëve; komuniteteve të korruptuara të pedagogëve apo të biznesit.

Çfarë po ndodh? – Një klasë apo shoqëri e tërë të korruptuarish, bashkë me atë politike, e cila po përligj tezën e vjetër sllave të para 100 viteve ku thuhej se “shqiptarët s’dinë të bëjnë shtet!”

Jo, s’mundet të rrimë më, e të kundërshtojmë apo solidarizohemi thjesht duke dëgjuar apo belbëzuar një retorikë për t’u mbrojtur nga kjo situatë, por duhet të reagojmë aktivisht dhe fort me vepra konkrete dhe të prekshme nga i gjithë opinioni publik.

Ne të gjithë bashkë bëjmë një komunitet juristësh prej mbi 12 mijë vetash, ku janë mbi 10 mijë avokatë, mbi 400 gjyqtarë, 400 prokurorë, 450 noterë, 250 përmbarues gjyqësorë e mbi 200 ndërmjetës.

Le të mbështetemi te Kushtetuta e Shqipërisë dhe neni 81 i saj e ta konsiderojmë veten zgjedhës. Sipas Kushtetutës sonë, 20 mijë zgjedhës mund të ndërmarrin nisma ligjore e të propozojnë ligje në Parlament. Pra, ne e kemi vetë në dorë fatin tonë. Jemi 12 mijë dhe bashkë me familjarët apo me dashamirësit e pastrimit të sistemit të drejtësisë mund të nënshkruajmë e të propozojmë një ligj apo paketë ku të tregojmë që ne duam “catharsis” – pastrim. S’na u ndanë shprehjet politike, por s’kemi ç’bëjmë; le t’ia lëmë politikës në derën e Parlamentit një angazhim të tillë, ku të propozojmë p.sh. një ligj për kontrollin e të gjithë juristëve të sistemit të drejtësisë.

Para një muaji dëgjova një propozim interesant që artikulohej nga ish-Presidenti i Republikës, z. Alfred Moisiu. Ai kërkonte një nismë ligjore nga shoqëria civile, ku të propozohej një ligj i fortë për “kontrollin e pasurisë së sistemit gjyqësor, operatorëve dhe familjarëve të tij”, megjithëse ekziston ILDKP-ja.

Le ta bëjmë vetë një propozim të tillë, një ligj bashkë me nismën dhe të tregojmë në këtë mënyrë me nënshkrim dhe vepër se, po, ne duam “catharsis”, dhe s’jemi të gjithë njëlloj. Po kështu për reformën në drejtësi; dëgjoj shpesh kritika, pakënaqësi apo komente nga brenda nesh që janë thjesht retorika nga cepi i zyrës.

Ka ardhur çasti vendimtar të zgjedhim ose të bëhemi pjesë e reformës për drejtësi dhe kjo duke qenë të gjithë bashkë, aktivë në propozime, mendime dhe nisma, ku të gjithëve bashkë askush s’do të mundet të na pengojë, po e kërkuam fort dhe solidarisht ose të rrimë e të vetëpërjashtohemi, të qëndrojmë indiferentë dhe të ruajmë me kujdes etiketën apo logon, tashmë të mirëngjitur “të gjithë jeni të paaftë e të korruptuar!”

 

*********

Autori është kryetar i Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. I ftuar në konferencën vjetore të Unionit të Gjyqtarëve mbajtur sot në Tiranë, Malaveci ishte një nga avokatët dhe juristët e ftuar të cilët kërkuan të hiqet shenja e barazimit për të gjithë profesionistët e këtyre fushave, duke veçuar individët që njollosin të gjithë sistemin

Share This Article
16 Comments
  • per mendimin tim ju keni nje far te drejte ..nuk jane te gjithe te zeri prokuroret kan qene 399 , por ai qe nuk ben pjese te te koruptuarit doli ne pension . Per ate qe e zevendesoi nuk ka akoma fakte / ka vetem llafe nga ‘gojet e liga’..

  • hesap i bere..po t ken nga kater vete ne shpi keta i bie nja 50000 tkorruptuar..edhe doktorat dhe presorat me gjithe kta qe skishin kasa fiskale shkojne fiks 200000 tkorruptum. U hakan me LSI. Pse sbejn partine e tkorruptuarve se ku i dihet marrin pushtetin ose bojn koalicion me liken.

  • Ju nuk beni dot kurre “VET PASTRIM”!
    Vetem po te zgjidheni nga populli me votim te pergjithshem,atehere ju do te “PASTROHENI”!!!
    Ndaj jush nuk ka kontroll per cdo vendim te padrejte qe jepni!!
    Perpara se te ulurini per KORRUPSION,kontrolloni se kush merr vendime te kunderligjeshme dhe DENOJENI!!!
    Para KORRUPSIONIT vjen PA AFTESIA dhe MILITANTIZMI!!!
    Pas cdo vendimi te PADREJTE fshihet i KORRUPTUARI ose i PA AFTI!!!
    Shporrini nga DREJTESIA KETA HORRA!!!

  • pyetje eshte kjo ? Malaveci ,seriozisht e ke ? kush me mire se ti e di kete
    ka ndonje funksion ajo zyra juaj e permbarimit ? he pra ?

    JENI TE GJITHE TE KORRUPTUAR !
    ZOTI JU FALTE PER KETE GJE !
    nuk ka nisme ligjore , ligj ,parlament dhe popull qe ju lan .
    ate tezen e vjeter sllave ju e perligjet .i humbet ,VRATE shpresat e nje populli te gjithe
    dhe duke qene qe une besoj pak ne zot , per shkakun tuaj dhe kjo ,sipas nje shprehje te vjeter gjermane qe thote
    “dhe vjen nje dite qe lotet kthehen te shkaktaret e tyre ”
    asaj armates qe permend ,ju nuk jeni armate ,jeni nje bordello laviresh ne fakt
    megjithate ,atyre 20 mij qe permend me siper ,farizejte qe kryqezuat Shqiptarin
    uroj qe 25 vitet e loteve tu kthehen mbrapa Malaveci , dhe do tu kthehen !!!!!!

    Malaveci , ky vend eshte ne gjendje kome , ju “kirurget” i keni futur duart ne kraharor
    dhe po i pini gjakun ….trurin e keni degdisur Amerikes e Europes ,zemren 60% e rinise
    enderron nje ore e me pare te iki ,
    ti do te reformohesh ?
    reformohu pra ,filloni hani njeri -tjetrin …. popullit s’keni cfare ti merrni me !

  • Kete thenjen e sllaveve po e perseris edhe une qe shqiptaret nuk ndertojn dot shtet jo se nuk din po jan teper te familjarizuar e shteti nuk esht ne duart e privatesis familjare po esht i te gjith qytetarve te saj!
    Postet ne qeveri kenaqin rjetin familjarizues e monopoliste e jo deshiren e qytetarve per te pasur besim tek shteti e jo interesat e privatizuesve te ktij shteti te brishte ashtu sic kan thene edhe te tjeret se ky esht nje shtet pa shtet?
    Me nje lule nuk vjen behari!.?

  • Patetik Tedi!!!! Nuk eshte se pritet ndonje mendim me kritik nga ty!!!! Edhe debil kuptohet!!! Thjesht ke vertetuar se jeni nje lukuni e madhe ujqerish qe po u prek njeri hidheni te gjithe per ta mbrojtur!!! Ti nuk ke nevoje te besh filma kot…nise nga vetja, nga familja jote dhe nga marifetet si e more postin qe mban..por me ty do merremi me vone…spurdhjak I komunizmit

  • Transparenca: Edhe pse ishte rritur ne bllok Spartakun,Berisha e beri deputet.E nxorri kantidat per kryetar bashkie ku mund nga Edi Rama me mbi 27000 vota.Vertet Spartaku ishte i denuar per fajet a pa fajet e te jatit,ket e rregjimi komunist.Cfar ti bente ma teper apo ti leshonte karriken.Ju kujtohet ajo fjala e urte e popullit; Te kalova lumin te dhefsha kalin.Donte djali i Kicos te behej i kudo ndodhur.Bile edhe kr/minister mendoj te behej o transparena qe nuk din se ka bjen me shtepi kjo fjal.

  • po kta zarat me siper flasin akoma per kohen e pordhes..njoni meret me ngjelen dhe me plakun e vet..ky toci tjeter flet per permbysjen e komunistave sot pas 200 vjetesh. Ju doni liken or mik se mire e keni like florinin dhe antikomunistin, se edhe kta liken dun…me ate do bejne koalicion. sot likja doli dhe tha qe do udhehiqte reformen per drejtsi. hallall. sa vota bohen tani? numeroini vete.

  • Z Malaveci mendoj qe ne shumicen e komenteve eshte keqkuptuar .Ajo qe ka dashur te thote eshte qe smund te jene te gjithe Fajtore dhe eshte e vertete.Ky eshte nje perceptim i gabuar po te mendojme te gjithe keshtu ..dhe eshte po aq e vertete qe shumica Jane super te Korruptuar Gjyqtare , Prokurore Permbarues Avokatet Mjeket Pedagoget por nuk Jane te gjithe sepse jemi po ne qe gjejme Drejtesi Brenda ketij sistemi te mare fund , jemi po ne qe gjejme mjeke humane dhe te afte profesore qe e kane Pasion mesim dheneien dhe qe gezojne respekt. Te gjithe Themi qe politikanet Jane te korruptuar por dhe Reforma po vjen nga Politika sepse dhe aty sjane te gjithe njelloj ….Vetem se sot ka nje vemendje me te madhe dhe trysni nderkombetare si asnjehere tjeter per ti bere gjerat …

  • Nuk solle asnje fakt qe s’jeni (apo s’je) i korruptuar ose te kunderten. Shikohe nga fjalori i ese-se tende te pakompletuar qe ke shkrojtur te kuptosh falsifikimin e tezave qe shtron! Premisat e tua jane:

    ” Kjo nuk është dhe s’mundet të jetë e vërtetë, por mbi të gjitha s’duhet lejuar më të propagandohet si e tillë. Nuk duhet lejuar më përbaltja dhe etiketimi kolektiv i të gjithëve ne, ku humbet “përgjegjësia dhe faji” bashkë me protagonistët e individualizuar që e bartin atë.”

    Me respektin me te madh zoti Tedi, ne ç’pjese te shkrimit tuaj me poshte keni paraqitur faktet per parashtrimin tuaj?

    Deshira per mohim duket e madhe zoti Tedi por nga vetpermbajtja tregon kembenguljen per mohim pa prova dhe fakte. Fatkeqesisht ketu ka ngelur jurisprudenca ne Shqiperi, ne stazhet e para te nje adoleshence pa shprese.

  • Edhe ti si kryetar edhe te gjithe pa perjashtime jeni te korruptuar. Ne te gjithe pa perjashtim si popull jemi nje popull tashme i korruptuar deri ne maje te thonjeve. Pse>>>?????????
    ……sepse askush nuk ngrihet te luftoje per plaget qe i mbushin trupin e vet duke menduar qe luften ta bejne te tjeret. Nje popull indiferent eshte i destinuar ose te zhduket perfundimisht ose te zvarritet perjetesisht,,,,,,,, Kjo eshte shprejhje e Chantra Guuptas mbi dy mije vjet me pare. Por, si kjo shprehje gjen me mijra ne kohe te ndryshme …. Kambanat biene per ate qe ka veshe!!!!!

  • Shpresa vdes e fundit , ka thene Tjetri…

    Sot po lengon shpresa ne shtratin e vdekjes…

    Te gjithe (e kam llafin per ata qe kane te drejte per nje firme te zeze ne leter te bardhe dhe qe jane shume bashke me fallsifikatoret) jane te korruptuar saqe vijne ere te qelbur deri jashte kufijve te memedheut,pasi dite per dite po u hiqen pusetat gropave septike te politikes qe kane izoluar kuterbimin…

    Te gjithe njelloj ne aktivitet por jo te barabarte ne perfitime,anipse parfumosen me deodorantet me firmato te kohes, perseri te kermosin te gjitha pushtetet era ‘perc’ pasuror…

    Pavaresi e pushteteve,sic thone ne demokraci, eshte bere varesi mes tyre per pasuri te panginjeshme,harbuteri,pa pike finese por me ‘fishekzjerre’…

    Pergjegjesia ???…

    E MILETIT !!!

    E VOTUESIT QE I LIGJERON !!!

    E ” SHUPLAKAVE ” perkedhelese !!!

    Mos e shisni me qofte dhe nje vote po nuk ju dhuruan jo nje thes miell per familje por nje vile ne bregdet per person…

    O burra te vjedhim sa pa mbaruar malli dhe prona e shtetit se neser ne mengjes do na kene vjedhur dhe diellin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *