SMS në DITA
Në 0689073730
Ç’hipokrizi e përzier me pafytyrësi. Për dy orë drejtori i inspektimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, Seladin Gjedija, ka dhënë shpjegime në Prokurori për vjedhjet e konstatuara në tre pika karburanti, ku në 50 litra karburant vidhej 350 gr.
Po në mijëra pika të tjera nga Tirana në Shkodër, nga Laçi në Kukës, nga Laçi në Peshkopi, sa kontrolle keni zhvilluar? Si kanë rezultuar “kontrollet”? Apo konkluzionet i keni bllokuar tek lokali i peshkut tek Laguna e Patokut, pasi nuk ju lejon ligji t’i dërgoni në Prokurori?
I nderuar Gjedija, po nga “kontrollet” e zhvilluara nga ju nga Tirana në Korçë, nga Tirana në Berat, nga Tirana në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër, si ju kanë rezultuar? Ku i ka rrëzuar rezultatet, tek Shën Naumi në Pogradec, tek Gjuetari në Librazhd, apo tek kecat e pjekur në hell në Radhimë e Logara, apo në ndonjë numër llogarie në bankë?
Gjithsesi, ne ju mirëkuptojmë për hallin që keni, “nuk ju lejon ligji” të tregoni hajdutët e popullit, gjynah, “nuk ju lejon ligji” të punoni, vetem tre pika karburanti keni kontrolluar, edhe këto brenda unazës së vogël në Tiranë. Dilni deri në unazën e madhe të Tiranës dhe përtej saj të nderuar inspektor të kontrollit të metrologjisë apo “nuk ju lejon ligji”? Eh, ky dreq ligji. Gjithë të mirat DITA! “Inspektori”, Lezhë.
