Nuk justifikoi pasurinë, KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Vlorës

J L

KPK shkarkon kryetarin e gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.

Sipas KPK-së, Haluci dhe bashkëshortja nuk justifikojnë blerjen e disa pronave.

Por vetë Haluci është shprehur se hetimi ndaj tij nuk ka qenë i rregullt.

Në lidhje me vlerësimin e pasurisë, ILDKPI ka dorëzuar një raport ku thuhet se deklarimi është i saktë dhe nuk ishte në konflikt interesi.

Ndërkohë, KPK nga hetimi i pavarur kishte nxjerrë se kryetari i gjykatës së Vlorës zotëronte dy apartamente, një toke arë si dhe një papafingo në Sauk, prona të cilat sipas tyre nuk justifikoheshin nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.

Vetë Haluci deklaroi dje (4 mars) se ai po penalizohej për pronat e të vëllait dhe të bashkëshortes së tij, e cila është zgjedhur njësoj si anëtaret e KPK si komisionere zëvendësuese.

Ndërsa kërkesa e tij për ta hetuar në tre kriteret ishte rrëzuar.

“Ndaj meje është bërë një Veting siç quhet tani, një vlerësim absolutisht i padrejtë. Më kanë ngarkuar me probleme që nuk më përkasin mua, duke përfshirë banesën e vëllezërve të mi në Sauk dhe të ardhurat e bashkëshortes time së bashku me shtëpinë. Me vendim të parlamentit të Shqipërisë ajo është konfirmuar në të njëjtën pozicion si këta që po më vetingojnë mua sot”, tha Skënder Haluci.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Haluci i plepave duhet te pergjigjet
    para drejtesis per pasuri. e vjedhu
    po kerkon nje haluc
    i paster
    keto vetem ne burg
    keta jane e keqja me e madhe per 30 vjetet e kesaj demokracie

  • Halucat dhe bishlucat e shkateruan shqiperine ,i kane nxjere ujin te zi .
    Mos mbaroje me kaq ,tani te pergjigjen ne gjykate dhe sekuestrim te pronave dhe me burg.Populli qe eshte terhequr zvare , ska te ngopur me keta qena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *