Nuk justifikon pasurinë, Vetingu shkarkon gjyqtarin e Vlorës

redaktor

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Albert Spiro pasi u gjet në pamundësi finaciare në vlera të mëdha për justifikimin e pasurive të tij.

Ndërkohë, Spiro u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u gjetën probleme për profesionalizmin.

Nga hetimi administrativ u konstatua se Spiro kishte kryer deklarime jo të sakta të likujditeteve cash në deklaratën veting, si dhe rezultoi me balanca negative në blerjen e një apartamenti + garazh në Vlorë; të një apatamenti + dy garazhe në Tiranë dhe të një autoveture.

Vetingu për gjyqtarin Albert Spiro u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

n.s. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Si ka mundesi qe eshte vleresuar pozitivisht per pastertine e figures kur nuk justifikon leket ! A e kuptova,esht hajdut i paster si ustallaret e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *