Nuk ka aktakuzë kundër Thaçit

Bledar Lumani

Në raportin e Williamson që pritet të publikohet më 28 korrik në Bruksel, thuhet se nuk ka dëshmi për tregti me organe në Kosovë e as për përgjegjësi të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, shkruan gazeta Danas, duke u bazuar në burime në Bruksel.

Por, sipas kësaj gazete, ka dëshmi të mjaftueshme që të ngrihet aktakuza ndaj 6 deri në 10 pjesëtarëve të UÇK-së.

“Nuk ka dëshmi për tregtinë me organet në Kosovë, krimin e organizuar e as për përgjegjësinë komanduese të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”, thuhet në raportin e prokurorit të Taskë Forcës së BE-së, merr vesh gazeta serbe “Danas”.

Por, kjo gazetë bën të ditur se megjithatë ekipi i Williamson ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për ngritjen e një aktakuze kundër 6 deri në 10 pjesëtarëve të UÇK-së, për krime lufte ndaj civilëve.

Sipas “Danas” krimet kanë të bëjnë me zonat e Liqenit të Radoniqit, Kleçkës, Zoçishtes dhe Belaçevcit.

“Disa prej të dyshuarve janë mjaftë lartë në skenën politike të Kosovës, ndërsa ndaj tyre janë ngritur edhe më herët aktakuza” kanë thënë burime të Danas.

Në kontekst të dëshmive për tregti me organe, vlerësohet se kjo pjesë specifike e raportit të Dick Martyt, në bazë të të cilës janë iniciuar hetimet e Williamsonit, ka qenë mjaftë e ngushtë.

Po ashtu fakti që nuk është konfirmuar përgjegjësia e udhë heqësisë së UÇK-së, nënkupton që Hashim Thaçi, lideri politik i UÇK-së, nuk do të jetë i dyshuar.

Po ashtu Danas raporton se BE do të ndajë edhe rreth 300 milionë euro për formimin e Gjykatës Speciale, e cila do të fillojë punën vitin e ardhshëm.

“Gjykata do të funksionojë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, por me procedura ndërkombëtare në Gjykatën Speciale njësia në Hagë, por paraprakisht parlamentet e Kosovës dhe Holandës duhet ti japin autorizimet për këtë”./Express

Share This Article
1 Comment
  • euuu nouk doli si e kurdisi drogaxhiu plak ai marti po u piklluen poashtu ata qe u munduan me te gjitha forcat te perlyejn uck a e dini pse sepse ishin dhe jane ne anen e okupatorit srb edhe kjo tjetra akuz per luftetaret do te del e pabaze dhe do te lexoni deshprimin neper disa fletushka sic eshte bo…..sot e shume individe te njohur qe fale ucks e pa asnji kontribut por vetem me lloj lloj trillimesh erdhen tek pasuria qe duhet me jau marr shteti sa ma pare sa ma shume po kalon koha po tregon se ata qe e deshten kosoven u radhiten ne ushtrin clirimtare te kosoves e keta qe sot po akuzojne sbashku me nderkombtaret po cdo dite po e tregojne se cfar ftyre tevertet kane sepse tradhtia u lexohet ne fytyren etyre te poshter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *