Shtyhet sërish për mungesë të një avokati mbrojtës gjyqi ndaj Dritan Dajtit. Dajti e ka shfrytëzuar këtë fakt për t’u shprehur se refuzon që seanca të vijojë pa avokat. I akuzuar për vrasjen e katër policëve në plazhin e Durrësit në vitin 2009, pranë pistës “Iliria”, Dritan Dajti vijon të mbajë në vendnumëro procesin në ngarkim të tij, duke “luajtur” me kartën e avokatëve mbrojtës. Pas refuzimit të vazhdueshëm të avokatëve mbrojtës, pak ditë më parë avokati Ndue Pjetra pranoi mbrojtjen e Dajtit, duke kërkuar 200 mijë euro. Kërkesa nuk u pranua nga gjykata, duke e rikthyer procesin në të njëjtën pikë sërish.