Moti i mirë do ta shoqërojë Shqipërinë edhe në prag të vitit të ri. Sinoptikanët parashikojnë mot pa reshje edhe gjatë kësaj jave dhe fillimin e javës tjetër.
Temperaturat janë të pazakonta për periudhën, ndërsa ato shkojnë deri në 20 gradë. Gjatë ditëve në vijim pritet edhe një rritjen e lehtë e këtyre temperaturave.
Sinoptikanet parashikojnë se këto temperatura do të vijojnë gjatë gjithë dhjetorit. Sipas tyre, dëbora do të mungojë në Shqipëri edhe natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para te vitit të ri. /Dita/
