Nuk ka fitues ne “Qemal Stafa”, shtyhet festa e Skënderbeut

Dita
Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Tirana, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

Vetëm matematika nuk lejon Skënderbeun të shpallet zyrtarisht kampion. Korçarët barazuan 0-0 në kryeqytet ndaj Tiranës, pas një ndeshje të luajtur me shumë kujdes, duke marrë një pikë, që i lejon tashmë korçarëve dhe një hap fals në dy javët e mbetura. Tirana pavarësisht se krijoi volum nuk arriti të gjejë golin duke barazuar një ndeshje që dëshironte ta fitonte.

Të dyja tifozeritë kishin mbushur shkallët e “Qemal Stafës” për ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të këtij sezoni duke ju përgjigjur thirrjes së dy klubeve, ndërkohë që përpara vërshëllimës së parë nuk munguan dhe mesazhet në mbështetje të shqiptarëve të Kumanovës, që po kalojnë një situatë të vështirë. Në fushë ndërkohë Tirana e nisi menjëherë fortë me Karabecin që kërkoi golin që në sekondat e para. Ndeshja ishte me ritëm, por jo me raste të pastra me bardheblutë që vazhdimisht afroheshin rrezikshëm përpara zonës së Shehit. Gjithsesi rasti i radhës ishte i Skënderbeut dhe erdhi në të 27-të, me Arapin që goditi jashtë me kokë. Në minutën e 34-tërt Tirana pati rasti më të mirë për të shënuar, por goditja e Takut u ndal nga Vangjeli teksa po i drejtohej rrjetës.

4 minuta më pas provoi dhe Ndikumana me një zbritje por Shehi kontrolloi mirë topin. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Tirana sërish ishte më këmbëngulëse. Në të 54-trën, Bakaj ktheu një top drejt zonës por askush nuk mundi të devijonte. Gjithsesi ashtu si në pjesën e parë, Tirana kishte vështirësi në pasimin e fundit që do të çonte te goli. Në të 82-tën, superioriteti bardhebluve solli më në fund rrezik në portë, me Morinën që megjithatë nuk arriti të godiste sic duhet. Në të 85-tën, Bushi pretendoi për 11-metërsh por kryesori vazhdoi lojën. Në të 90-tën, Busic u duk sikur i dha fitoren e zakonshme në minutat e fundit bardhebluve, por goditja e tij u prit nga Shehi. Me këtë mundësi u mbyll dhe kjo sfidë me Skënderbeun që vajti festoi me tifozët e tij, ndërsa Tirana tashmë ndjen shumë pranë dhe Partizanin në garën për Europën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *