Nuk ka “Grand kafe”, turpi i vërtetë është “Grand Lagjia”

redaktor

Deputeti socialist, Pandeli Majko, thotë se përgjigja e kryebashkiakut Veliaj në lidhje me pretendimet e PD-së për “një bar-kafe te parku i lojërave të Liqenit” është shteruese.

Por ish-kryeministri e vë theksin te blloku i pallateve të ndërtuara pikërisht në këtë zonë vitet e fundit, çka  tregon papërgjegjshmërinë e treguar ndaj mjedisit dhe hapësirave të gjelbra të kryeqytetit.

“Kujtesë dashamirëse për ata që protestojnë sot për ndërtimin e supozuar të një “Grand kafe” në parkun e liqenit të Tiranës.

Deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës se nuk do të ketë asnjë ndërtim “Grand kafeje” në parkun e fëmijëve për të cilën është protestuar duket shteruese.

Gjithsesi, ajo që mbetet është “Grand Lagjia” e turpshme e betonit buzë Liqenit si pjesa e dukshme e papërgjegjshmërisë sonë ndaj ambientit…”, shkruan Majko në një postim në “Facebook”.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *