Nuk ka kohë për dashuri

redaktor

Aktorja Sandra Bullock nuk ka kohë për dashuri. Në të vërtetë, aktorja 48-vjeçe ka thënë se për shkak të djalit të saj 3-vjeç të cilin e ka birësuar në vitin 2010, ajo nuk ka kohë për romancë, sepse tërë kohën ia kushton atij.

“Gjërat mund të ndryshojnë, por për momentin Louis është shumë i vogël dhe jam aq e ngarkuar sa thjeshtë nuk kam kohë. Vrapoj pas tij tërë kohën dhe kur vjen mbrëmja, më besoni se nuk më vjen për të dalë. E vetmja gjë që dua është të bëj dush dhe të shtrihem për të fjetur”, ka thënë aktorja e bukur.

“Mirëpo, kjo nuk do të zgjas përgjithmonë dhe kur të qetësohen, kush e di se çfarë mund të ndodh”, ka përfunduar ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *