Une jam nje zgjedhes i zakonshem i majte, qe perpelitesha pas marveshjes te “Mukjes” te prillit, me dilemen “te rroj a te mos votoj”. Sado qe z. Rama me oratorine e tij shembullore apo z. Meta ma racionalitetin e vet, perpiqen te bej qetesimin e “tallazeve”, ate qe arrin te bej z.Berisha me “gjenialitetin” e fjaleve qe nxjerr nga…trupi, nuk e arrin asnje prej tyre. Cdo gje qe mendon, ne se mund ti themi keshtu ketij fenomeni te cuditshem te trurit te tij, kur e flet, nuk kupton se fjalet qe thote çveshin nga cdo lloj kuptimi fjalet pasardhese, duke i kthyer frazat e tij ne “lesh arapi”, kategori malli per te cilen “vdes” kryetarja e parlamentit te tij.
I ka humbur plotesisht aftesia e te arsyetuarit, ka shkeputur te gjitha lidhjet me realitetin e shemtuar qe ka gatuar vete, prostata e moshes ja ka shtrenguar kanalet mendore, nga ku mund te filtrohej kerkesa qe te “zhduket” nga syte e shqiptareve. Natyrisht jo nga historija. Aty eshte futur qysh 22 vjet me pare, kur nga kodrat e studenteve bente qoka per “shokun Ramiz”. Na eshte peshtirosur gjithecka qe lind brenda zones te tij te influences, sa te nje miu e gjithecka e gjithekush qe lidhet me te, tani kuterbon era kufome.
A do te shkoje pas 23 qershorit ne “esfel”? Ja ky eshte nje problem, nga ata qe kushtojne. Pasi seicila pale e ka perfunduar misionin ne raport me njera tjetren. Berisha, ky perbindesh politik, tashme eshte shkrire e eshte kthyer ne nje llum, te cilit i ka mbetur vetem vetija qe ndryshon forme sipas enes ku precipiton. Nje dite flet per informatiken, tjetren per domatet, tjetren per rruget e tjetren per poezite e rinise te tij. Mendja e tij eshte hallakatur, e stresi qe e ka mberthyer po i merr shpirtin.
Vendi eshte ne nje situate me teper se emergjente e ka humbur ndjenjat. Papunesia eshte e tmerrshme, edhe ata qe punojne ose jane buxhetore ose vine nga sektore bllofi, me rentabel nga te cilet jane qoftexhinjte. Shteti eshte kapur per fyti nga borxhi publik e ai tregetar. Gjithecka eshte shitur e ka shkuar per dhjam qeni. Asnje ekspert nuk mund te percaktoje se c’perfaqeson Shqiperia nga pikpamja ekonomike, vec theksimit te shprehjes horror “as mish as peshk”. Asgje! Bujqesi me teper se primitive, e shkaterruar e pa themel. Industri as prodhuese, as perpunuese, as nxjerrese, as mekanike, as tekstile, por vetem nje konglomerat pa forme me te cilen nuk meret as 8 % e punonjesve te punesuar. Nje turizem i sabotuar. Per llogari te fqinjeve, per llogari te kaosit, apo per interes te “fshatareve pa toke”, nje gje eshte e sigurt, Shqiperia eshte kthyer ne “te bukuren e dheut”, sic ka qef ta quaj kryeministri. Por, te bukur per llogari te vet e te bandes te notareve te tij te stilit mbrapsht. Mbrapsht ne planifikim, ne urbanizim, ne shperndarje, ne infrastrukturw. Qelbesire ne breg, ne det, ne natyre, ne fushe, ne mal, kudo ku ka vene dore “njeriu yne i ri”. Nuk ka kuptim te perpiqesh te figurosh gjendjen aktuale te ekonomise, pasi gjithecka eshte e rende e pesimiste. Pas 23 qershorit, ekipi i ri do te ndeshet me dy nga gjerat me te renda qe mund te mendohen.
Se pari, me “token e djegur”, me shkretinw e burimeve financiare te shterura nga shperdorimet sipas konceptit te grabitesit e mashtruesit. Edhe ne ndertimin e rrugeve, neper te cilen Berisha po shqyet ne katersh, eshte kryer me teper se nje investim i gabuar. Nje krim shteteror. Nuk eshte fryt i fantazise, por krejt reale per ate qe eshte qofte edhe pak profesionist se ne se kerkesa qe rruget e ndertuara deri tani duhet te realizohen sipas standarteve europiane, ato duhet te…rifillojne nga e para.
Cilesia mbi baze te normave te realizuar ne to, eshte krejt skarco, ato jane te marra fund, recepturat teknologjike te shtrimit jane skandaloze, struktura e trupit te rrugeve eshte absolutisht “shkume deti”. Se me sa kujdes jane shpenzuar fondet ne kete sektor, mjafton te shikosh mirmbajtjen e tyre. Nuk gjendet vend ne bote, qe rruget e ndertuara, qofte edhe ashtu te grabitura pa meshire, te lihen nen regjimin e eger e te plote te agjenteve atmosferikw. Ne fakt me nje minister agresor, mendjemadh e gjysem pordhac (Shvejk), nuk ka arsye te presesh kryerjen e detyres te tij. Per ate mjafton e tepron dashuria hipokrite ndaj kryeministrit.
Se dyti, me nje pakenaqesi te pa mase te popullsise, e cila tre dite pas zgjedhjeve, do filloj te kerkoje zbatimin e te pakten gjysmes sw premtimeve te bera. E kjo do te jete nje pakenaqesi e cila do te mund te shprehet me padurim e me organizime fare serioze. Sepse ne krye te ketij vendi nuk do te kete me palaco qe tallen kur dalin jashte shtepise, e behen njerezor kur futen brenda tyre. Sepse varferia ka pllakosur mendjet e njerezve. Pa pune, pa katandi, pa perspektive, pa drejtesi, ja keshtu e ka kandisur kryekellira gjendjen sociale te shumices te popullsise, e cila edhe nje here qe doli masivisht per te kerkuar minimumin e te drejtave, e mbuloi me gjakun e kater hallexhinjeve, mendja e te cileve nuk kalonte matane halleve e fukarallekut qe kishte pllakosur familjet e tyre.
Dy arsyet e mesiperme jane krejt te bollshme per te imagjinuar se c’kohera te veshtira e presin ekipin e pas 23 qershorit e bashke me te edhe neve, qe na duket sikur pas kesaj date dielli do shkelqeje kudo. Sepse kemi mbi 20 vjet qe na mbyti e deformoi nje perbindesh pa koke e vetem me tentakula, nje qenje injorante e pa shpirt, nje maniak qe sundimin e ka ne gjakun politik te tij te felligesht, nje bust shtrembaluq qe duket sikur ka ardhur nga rradhet e ushtareve te Xhengis Khanit.
Justifikohet perpjekja per “Rilindje”, qe me plote te drejte opozita e ka quajtur moton e kesaj kohe, pas te ciles po vime verdalle, po ngaterrojme njeri tjetrin e nuk po shohim se ku mbaron e keqja e ku fillon e mira. Eskili i moçem diku eshte shprehur “po, keq e kam, por kjo s’eshte arsye, qe nga kjo te vuajne dhe te tjeret”.
Nwse opozita cdo dite e me teper e rrit frymen e veprimtarise me te cilen po vepron aktualisht, ajo do te arrij rezultatin e duhur, do te arrij jo vetem te rilind grupimin e vet politik, e per influence edhe Partine Demokratike (ish Partine e Punes), por do te ringjall cdo lloj shprese te kujtedo qe ka vite e vite qe enderron qe edhe ne kete qoshe, apo fole krejt te mrekullueshme qe quhet Shqiperi, te “largoje” tufen e laraskave vjedhacake, bashke me qyqen e tyre mashkull 70 vjecar, kenga e te cilit ka kohe qe degjohet nga maja e oxhakut te çatise te kesaj partie pa themel e pa mure.
komenti u fshi per arsye etike nga moderatori
Lum si ti i o Gole qe e kuptove kush je! Te genjeu ca Murat Shtaga po u pendove dhe u ktheve prape te plaku Mere. Patetik asgje tjeter o votues i majte!
Ky ka hallin e Berishe se humb zgjedhjet apo te Rames qe nuk i fiton dot kurre
alamet hartimi bravo te qofte, aty ku mungon identiteti ,nuk mund te bjere nga qielli sepse ne paskemi deshire,kesaj i thone;partia llomotit,populli llomotit, cdo popull e meriton ate qeveri qe zgjedh ,ah ne qofte se nuk e zgjedh dalim perseri ke identiteti qe e kemi me…… (tepri)
Nje shkrim shume i perpikte dhe fatkeqesisht per ne shqiptaret shume i rende. E pabesueshme sa shume kohe kemi shpenzuar me nje njeri krejt te neveritshem si Berisha. Mjere ne!