Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Jim Belushi ka vendosur t’i japë fund martesës së tij 23 vjeçare me partneren, Jennifer Sloan.
Belushi ka paraqitur kërkesën për divorc në Gjykatën Supreme në Los Angeles. Në tre vite kjo është hera e dytë që çiftit kërkon t’i japë fund lidhjes së tyre e mesa duket këtë herë nuk do të ketë kthim pas.
Herën e parë, aktori paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2018, por duket se gjërat mes çiftit u normalizuan dhe Belushi e tërhoqi kërkesën. Jim Belushi dhe Jennifer Sloan u martuan më 2 maj të vitit 1998.
Së fundmi, nëpërmjet një statusi në Tëitter, Beilushi ka kërkuar nga fansat me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë lidhje të afërta me ta.
“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollywood-it.
e.r/dita

Iku dhe gruaja e trete e shqiptarin Xhim Bibilushi: Jennifer Sloan (m. 1998), pasi kushte ndare Marjorie Bransfield (m. 1990–1992), pasi kishte ndare Sandra Davenport (m. 1980–1988). gtani kerkon nje shqiptare se e ka merre vesh qe jane “kafshe pune” per te kultivuar canabis sativa…