Mediat e huaja raportojnë se morali tek luftëtarët e organizatës terroriste ISIS ka rënë dukshëm.
Kjo ka ndodhur për shkak se si pasojë e sulmeve ndaj grupeve të ISIS, tashmë janë shkatërruar një sasi e konsiderueshme e të ardhurave.
Po ashtu sulmet e aleancës kanë ndikuar që të pamundësohet fitimi i jashtëzakonshëm nga rafineritë e naftës.
Ndërkohë në disa zona sipas dokumenteve të ISIS që i publikon e perditshmja gjermane ‘BILD’ thuhet se terroristët po paguhen vetëm nga 50 dollar në muaj.
Portali gjerman merr si figurë kryesore terroristin nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri.
