Vendimi i Romelu Lukaku për të zgjedhur Manchester United nuk do të pengojë largimin e Diego Costa.
Duket se nuk ka asnjë mundësi që sulmuesi spanjoll të vazhdojë punën me trajnerin Antonio Conte dhe Costa dëshiron të shkojë te Atletico Madrid, edhe pse Chelsea pretendon të paktën 60 milionë euro.
Megjithatë, kampionët e Anglisë mund të pranojnë edhe një ulje çmimi, pavarësisht se Costa ka thënë se dëshiron të kthehet te ekipi ku u bë i famshëm, ose nuk lëviz për asnjë skuadër tjetër.
Në tre sezone të luajtura në Premier League me fanellën e Chelsea, Costa është shpallur dy herë kampion i Anglisë
Atletico po përgatit një ofertë serioze për Costa, por që nuk do të jetë më shumë se 30 milionë euro për sulmuesin 28-vjeçar që ka edhe dy vjet kontratë me kampionët e Anglisë.
Costa ka dalë në merkato që në momentin kur Conte i nisi një mesazh ku u sqaronte që nuk bënte pjesë në planet e tij për të ardhmen. Spanjolli e pranoi vetë publikisht se nuk do të vazhdonte më karrierën në “Stamford Bridge”.
Costa kaloi nga Atletico te Chelsea në vitin 2014 për 45 milionë euro.
