Nuk ka pushim për Kukësin pas humbjes me Tiranën

redaktor

Humbja me Tiranën në “Niko Dovana” ka shkaktuar një goditje të rëndë psikologjike në radhët e Kukësit. Skuadra verilindore ka zbritur menjëherë në stërvitje në ish-kompleksin “Dinamo”, me urdhër të presidentit Safet Gjici, që ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e nënkampionëve të Shqipërisë në sfidën e fundit.

Forma e dobët sportive duhet të lihet pas me impenjim maksimal në stërvitje, madje pa bërë asnjë ditë pushim në mbyllje të ciklit javor. Heshtja për shtyp e vendosur para takimit me bardheblutë do të vijojë edhe gjatë kësaj javës, pasi futbollistët duhet ta thonë fjalën e tyre në fushën e blertë.

Për gati gjysmë ore trajneri Artim Shaqiri dhe drejtori teknik Ramadan Shehu bënë analizën e humbjes së fundit, duke u kujtuar lojtarëve se duhet të bëjnë kthesën që në ndeshjen e radhës me Flamurtarin në Zeqir Ymeri. Kukësi tashmë ia ka lënë vendin Skënderbeut në krye të renditjes, por kalendari në vazhdim është favorizues për skuadrën e Artim Shaqirit, që pas Flamurtarit presin po në “Zeqir Ymeri” Vllazninë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *