Dërguar me SMS
në 0689073730
Mendoj që kanë të drejtë analistët Stefani dhe të tjerë që na thonë se e vetmja shpresë afatgjatë për vendin janë institucionet e forta. Jo një Mesia nga brenda apo një tjetër nga jashtë.
Ata që i shohin “prijësit” sundues aventurierë si produkt i papjekurisë së vetë popujve kanë të drejtë. Të më ndjeni për shprehjen banale, por një popull i prapambetur, kudo rreth e përqark vetes mender dhjet, prandaj zhgërryhet në jashtëqitjen e vet.
Fatkeqësisht për aq kohë sa sundon injoranca e prapambetja në këtë vend, kjo gjëmë ashtu siç ka qenë, është dhe do të jetë.
Shihni se ç’bëhet në parlament, të duket se aty nuk janë mbledhur njerëzit në kuvend, por zihen qentë! Njerëzit e shpellave duket se kanë hyrë në hergjelenë e pelave, dikush hingëllin, dikush kafshon, dikush godet me shkelm. Vaj medet, ç’na ka gjet!
