Nuk kaloi në finale, Ronela Hajati ironizon fituesit e Eurovision: Çfarë dreqin…

J L

“WTF?” Këtë ka menduar përfaqësuesja jonë Ronela Hajati pas fitores së Ukrainës në Eurovision.

Ndonëse këngëtarja shqiptare nuk ka reaguar drejtpërdrejt në lidhje me triumfin e Kalush Orchestra në festivalin europian, ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin).

Komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara në këndvështrime të ndryshme por Ronela nuk ka bërë asnjë reagim tjetër. Ajo mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës, duke e cilësuar si fituese.

Edhe stilisti Niko Komani dhe mbështetësi I Ronelës, këngëtari Ardit Çuni ironizuan fituesit ukrainas në rrjetet sociale.  Sipas këngëtarit ishte lufta që fitoi dhe jo muzika teksa shkruoi: “Le të fitojë lufta. Më falni duhet të ishte le të fitojë muzika. Në fund të ditës duhet të kishte qenë një kompeticion muzikor.” Kurse Niko shkroi me ironi: “Çfarë surprize“.

Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra.

40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë. Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.Kalush Orchestra është një grup eklektik – i përbërë nga reperi Oleh Psiuk, multi-instrumentalisti Ihor Didenchuk, balerini Vlad Kurochka, artisti i fyellit Vitalii Duzhyk dhe vokalistët Tymofii Muzychuk dhe Oleksandr Slobodianyk.

Ata ndërthurin muzikën tradicionale popullore ukrainase me repin modern dhe hip hopin, duke krijuar një muzikë unike.“Stefania” është një lloj ode për nënën dhe bën bashkë klasiken dhe modernen, ninullat sllave dhe muzikën rap.

Kënga flet për një nënë të fortë dhe të ndjeshme njëkohësisht. Ajo po thinjet dhe fëmija i thotë “më këndo një ninullë mam”. “E gjej gjithmonë rrugën për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar”, thuhet në një pjesë të tekstit.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • LLafe boshe. Se fituesin e vendos illuminati. Edhe ty Ronela te ka vendosur shoqeria e hapur e Sorosit.

  • Ti Ronela e dije qe nuk do fitoje. Mbase e dije qe ne fillim qe Ukraina do fitonte. Se babai jot ka qene i lidhur me pushtetin.

  • Mumd te mos jem dakort me performancen e Roneles per çeshtjen e veshjes apo çveshjes teprimit me prekjet poshte e lart neper trup por qe ky aktivitet u kthye ne qoka gjeopolitike per kete jam shume dakort me Ronelen .

  • Ukraina fitoi sepse ne skene ishte popullli i saj me polifonine e tij. Ronela Hajati e kompani nuk paraqiten asgje shqiptare por vetem seks dhe kllithma sikur perfaqesonin nje bande rrugaqesh qe deformuan ate kenge jo te keqe.

  • Një fans i çmëndur i këngës Tirona e kontradiktave...... kënduar nga kant autori Edi Rama, says:

    Kjo Hajati të ishte më e kursyer në veshje se kishte të mbuluar shumë pjesë të trupit, gjë që tregon që fëmra shqipëtare që “duam”, aq më tepër fëmrat këngëtare si Hajati, akoma kanë tendencën e veshjes si dikur kur fustani zgjatej deri te thëmbra. Këngëtarja e talentuar që duam mund të kishte zën vëndin e parë në Eurovizion po të kishte fusatnin më të shkurtër dhe të rrezatonte më tepër muzikë me hiret e saj fëmrore të pa mbuluara me veshje. Ah sikur të zinte vëndin e par Hajati, do të bënim kabull edhe një ngritje të re çmimesh nga shoku Rama dhe patronazhistët e tij tregëtar.

    Her tjetër këngëtaret tona që të konkurojn me sukses duhe të mos vishen aq rëndë si Hajati, nuk mjafton vetëm të brrasësh për të fituar në një garë si festivali në Eurovizion por duhet të këndoj çdo pjesë e trupit të pa mbuluar me veshje..

    Mendoj që po të kishte konkuruar shoku Rama me këngën e famshme Tirona e kontradiktave …për të cilën kan vrar vehten kushedi sa fansa jo vetëm në Shqipëri por gjithëandej në botë, ama shoku Rama të jetë veshur vetëm me shallvaret e tij karakteristike ceremoniale me shtat pash ushkuar të tundura e shkundura me elegancë në harmoni me ritmin e muzikën, do të kishim zën vëndin e parë.

    Është edhe një këngë shumë e dashur në ahengjet e dasmave në anët tona e zhanrit të muzikës pop “Karrocjeri, karrocjeri , mori thikën dhe e theri” Po të ishim paraqitur me këtë këngë në Eurovizion, prap do të kishim siguruar vëndin e parë.

    Të paktën piketojini këto këngë në festivalet e tjera dhe s’ do të ngeleni të zhgënjyer ju që po i jepni drejtim e po e çoni muzikën dhe këngën shqipëtare në disa maja të papara gjer më sot……në përputhje me orientimin e piktorit, aktorit, këngëtarit, politikanit, diplomatit,.kryeministrit, infermjerit të dekoruar gjatë pandemis……… gjithologut……. liderit global, shokut Edi Rama…….mjaft më me këngët primitive të Vaçe Zelës, të Avni Mulës, Mentor Xhemalit…….era e demokracisë duhet të fryj duhet të çoj përpara velat e ngritura nga liderat tanë që i paçim sa malet edhe në muzikën e këngën shqipëtare …….

    Tirona, Tirona ….Karrocjeri, karrocjeri mori thikën dhe e theri…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *