“Nuk kam arritur të ndjejë për asnjë njeri”

redaktor

Këngëtarja,Taylor Swift shpjegon se ka krijuar një listë, pjesëtarë të së cilës janë lidhjet e saj të dikurshme të cilat i konsideron të pavlera. Sipas saj frekuentimi i meshkujve më në zë të momentit e ndihmon të jetë qendra e vëmendjes dhe jo vetëm si femër por si një personazh në tërësi. Taylor gjithnjë ka deklaruar se arriti këtu ku është me shumë sakrifica dhe punë, dhe tashmë që u bë siç gjithnjë kishte ëndëruar, është e gatshme të sakrifikojë gjithçka për karrierën e saj artistike.
Në numrin e konsiderueshëm të këtyre romancave bëjnë pjesë këngëtari John Myer i cili momentalisht është përkrahë këngëtares Katy Perry, anëtari i grupit One direction,19 vjeçari Harry Styles i cili ishte më i vogël në moshë dhe kjo e ndihmonte Taylor që të “sundonte” në marrëdhënien e tyre . Por nuk mund të lihet pa përmendur edhe aktori i filmit Twilight, Taylor Lautner me të cilin pati një romancë të shkurtër pas njohjes në filmin Valentine`s day,thekson “Zhurnal”.
Këngëtarja gjithashtu shpejgon se kur ndihet e dashuruar nuk frymëzohet për të krijuar këngë të reja pasi mendja e saj është fokusuar diku tjetër, dhe kjo është arsyeja pse Taylor përpiqet që lidhjet e saj të mos përfshijnë ndjenja. Ajo pohon se pas përfundimit të ashtuquajturave romanca, ndihet gati të nisë regjistrimet e këngës së re, pasi ka një histori për të treguar.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *