“Nuk kam nevojë për paratë e tua, më vjen për të vjellë nga ti”, modelja shpërthen ndaj ish-bashkëshortit miliarder

time

Elisabetta Gregoraci i ka dhënë një përgjigje ish-bashkëshortit të saj, biznesmenit miliarder Flavio Briatore, pas deklaratës së këtij të fundit se asaj i kanë shijuar apartamentet dhe luksi që ai i ka siguruar, pavarësisht ankesave që modelja ka pasur ndaj tij.

Ndërkohë Gregoraci thotë se ajo punon vetë dhe nuk ka nevojë për paratë e tij. “Më vjen për të vjellë kur e dëgjova. Unë punoj vetë. Madje nuk kam rreshtur së punuari edhe kur kam qenë gruaja e tij. Të gjithë ato që ai thotë se kam përfituar nga martesa me të, i humba kur u divorcuam”, ka deklaruar modelja.

Mirëpo modelja tha pak ditë më parë se Briatore nuk e vlerësonte, madje ditën e varrimit të nënës së saj, i kishte kërkuar të shkonin në diskotekë. Sakaq, ky i fundit u shpreh se asaj nuk i mungonte asgjë.

Kalonte dy muaj në vit pushime në Sardenia, udhëtonte me avion privat, i bleva shtëpi në Londër, Montecarlo, Romë, kishte gjithë të mirat. Dhe unë s’do doja kurrë ta shihja keq, pasi ajo është nëna e djalit tim”, pati deklaruar Briatore, që solli reagimin e radhës të Gregoracit.

Share This Article
4 Comments
  • sherr kurvash e kurvarësh!!
    o briatore ti e di mirë se ajo u martua me ty për paratë e jo për bythët e tua të bukura!!
    kështu dhe kjo që “ka punuar gjithnonë”,mos na bëjë sikur është shën mëria!!
    vari lesht arrite atë që deshe!?
    ky një vajzë të re e të bukur ajo një plak plot pare!?
    bët një kalama që të kujtohet pisllëku i të dyve!?
    mbyllni gojën dh emos u bëni gazi i dynjasë!!

  • Shume njerez te pasur jane edhe cinike! Se cdo gje e masin me kutin e tyre! Por s.d.q., edhe kjo bukuroshe, qe i paska nxjerre vete leket e saja, c’ia ka marre mendt te perfundoje me nje burre 30 vjet me te madh se vetja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *