Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim për të vlerësuar punën e bërë nga Policia e Shtetit dhe ndali vëmendjen tek zhvillimet e fundit politike.
Ai vlerësoi dhe përgëzoi punën e bërë së fundmi nga policia në prag të votimeve të 30 qershorit.
“Policia nuk lejoi krijimin e kaosit dhe frymën e një gjendjeje përçarëse në Shqipëri. Arritën të sigurojnë një nivel optimal të parametrave të sigurisë në vend”, tha Lleshaj.
“Kemi rritje 10% në lëvizjet kufitare. Detyra e policisë thjeshtë vazhdon më tej me ritëm dhe energji të re. Sfidë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Do të vijojmë punë në përmirësimin e infrastrukturës së policisë. Mbështetja e Kryeministrit do të na ndihmojë për arritjet e mëtejshme. E falenderojmë Kryeministrin. Policia do të jetë në lartësinë e nevojshme “, shtoi më tej ministri.
j.l./ dita
