“Nuk mbajnë rrip makine kur janë në Tiranë”. Kush janë?

redaktor
AKTIVITET PER BASHKEPUNIMIN SHQIPTARO GJERMAN - Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori gjerman ne Tirane, Helmut Hoffmann, gjate konferences me teme "Se bashku drejt BE", ne Diten e Bashkepunimit Shqiptaro-Gjerman per Zhvillim./r/n/r/nCONFERENCE FOR EU INTEGRATION - Prime Minister Edi Rama and German Ambassador in Tirana, Helmut Hoffmann, during conference "Together towards the EU".

Për të ilustruar nevojën e forcimit të shtetit dhe rregullave në Shqipëri, Rama sërish ka zgjedhur gjermanët për batutën e radhës.

“Keni parë njeri në Gjermani që të ecë pa rripin e makinës? Jo. As gjerman dhe as shqiptar. Por unë nuk kam parë gjermanë që nuk mbajnë rrip sigurimi në Gjermani. Por unë kam parë gjermanë që nuk mbajnë rrip sigurimi në Shqipëri.

Kam parë diplomatë të ambasadës që ecin pa vendosur rripin në makinë.

Po pse ndodh kjo që të njëjtët njerëz në dy vende të ndryshme kanë sjellje të ndryshme. Kjo ndodh se pse atje ka shtet dhe këtu mund të bëjnë si të duan”, tha Rama gjatë një fjalimi që mbajti me strukturat e PS-së në Korçë përgjatë një aktiviteti të quajtur “Të pastrojmë Shqipërinë”.

Dje të gjithë anëtarët e qeverisë kanë filluar takimet në bazë në vijim të përgatitjeve të kongresit të PS-së. Tani, në Gjermani e morëm vesh që ka shtet, po këtu te ne, çfarë ka?!

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *