Nuk mbulohen krimet e kolaboracionistëve me çfarëdolloj dosjesh të sajuara

Ornela

Fitim Çaushi

Agron Tufa, pas listave të zeza, vazhdon revashin për të goditur tërë intelektualët e shquar popullorë, që kanë kontribuar në mbrojtjen e jetës socialiste nga ish kolaboracionistët fashistë dhe renegatët e ndryshëm që kërkonin me çdo kusht përmbysjen e pushtetit të popullit. Për këtë ai na paraqit si “zbulim” një deklaratë të intelektualit të shquar Nasho Jorgaqi, si bashkëpunëtor i organeve të sigurimit, me motivin: “Duke e ndier si detyrë të drejtë mbrojtjen e Atdheut nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, pranoj me gjithë gëzim të bashkëpunoj me organet e sigurimit të shtetit për zbulimin e armiqve kudoqofshin dhe cilëtdo qofshin ata… zotohem se do të punoj sinqerisht me këto organe.”

Cili nga shqiptarët e ndershëm nuk e ka konsideruan detyrë patriotike, mbrojtjen e atdheut nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm? Parulla e madhe  publike në epokën e socializmit: “Mbrojmë  dhe vigjëlojmë”, ishte motivi i përditshëm i çdo shqiptari, që për diçka të dyshimtë, shikonin vetë tek organet e Degës së Brendshme dhe njoftonin, jo si spiun, por si njerëz të ndershëm, që kryenin detyrën qytetare, për të ruajtur familjen e tyre dhe tërë shoqërinë nga çfarëdo e keqe që kurdisnin në heshtje armiqtë. Ishin Organet e Sigurimit që e shpëtuan popullin nga kriminelët, diversantët, hajdutët dhe banditët, që  pas viteve ’90, lulëzuan sipas dëshirës së Agron Tufërisë dhe kompanisë qe e drejton atë.

Organet e sigurimit nuk i përdornin bashkëpunëtorët e tyre për të spiunuar njerëzit e ndershëm, por për të evidentuar elementët keqbërës, që synonin destabilizimin e jetës së brendshme në vendin tonë, por edhe për të ndihmuar në evidentimin e së vërtetës, që shpesh, disa nga punënjësit e këtij sektori, të nxitur nga armiqtë e brendshëm, si Koci Xoxe dhe Feçor Shehu me shokë, kishin si qëllim dënimin e njerëzve të ndershëm dhe aktiv të lidhur me interesat e tërë popullit dhe pushtetit popullor.

Pikërisht këta informatorë seriozë dhe të besueshëm, që shpesh problemet i shpinin deri në udhëheqjen e lartë të Partisë, ndihmonin që të shpëtonin nga kthetrat e hakmarrësve dhe armiqve, njerëz të pafajshënm ose njerëz, që gabimet e tyre, nuk përbënin rrezikshmëri shoqëror, që të mund të dënoheshin.

Ekspozimi me tam-tame i Tufës dhe klanit që e financon, është një dështim i revanshizmit të tyre dhe jo një “bujë” e justifikuar, sikundër e ekspozojnë ata, sepse nuk ka asnjë qytetar, shkrimtarë apo nëpunës, që të pohoj, se Nasho Jorgaqi i ka bërë dëm. Sa për Kosovarët, Tuf-tufani i mjeruar, duhet të dijë se ishin ata kosovarë patriotë dhe atdhetarë, që kanë ndimuar shumë Organet e Sigurimit të Shtetit, në zbulimin e armiqve jo vetëm brenda në Shqipëri, por edhe për ata që  bëheshin gati të zbarkonin nga ajri, deti dhe toka.

Për të justifikuar agjentët e fshizimit, që bënë krime të rënda në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, klani Tufa dhe kupola që e organizon ate, shkarkon bateritë e lagura mbi intelektualët e shquar të kulturës shqiptare, me urrejtjen e vjetër, për ta dëmtuar sadopak autorin, që i diskretitoi më shumë se kushdo, mbeturinat e kolaboracionizmit të Luftës së Dytë Botërore dhe e la veprën e tyre kriminale në një dokument publik me vlera hisorike. Tentativa “çudibërëse” e tufërisë, nuk sensibilizoi asnjë shqiptar përveç ca lepurushëve dhe qurashëve që shkruajnë, sikundër do të shkruanin karaktere  neveritëse. Prof. Nasho Jorgaqi ka përgatitur mijëra studentë dhe mes tyre doemos do të kishte edhe skarcitete njerëzore.

Në Sigurimin e Shtetit, bënin pjesë djemtë e fshatarëve dhe punëtorëve, me misionin e madh për ta mbajtur jetën e përditshme të pastër nga krimet dhe shëmtirat e sotme dekadente, për t’u garantuar qytetarëve sigurinë e jetës. Pavarësisht shkeljeve, që ndodhnin nga elementë të veçantë,  parimi i madh, se punonjësit e sigurimit të shtetit ishin të shërbim të popullit, mbeti i pacënuar dhe i realizuar deri në fund, pa lejuar trazira sociale dhe anarshi shoqërore, sikundër ndodhën pas viteve ’90 dhe do të ndodhin edhe në të  ardhmen.

Ne nuk e dimë nëse Profesor Nasho Jorgaqi ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetim apo jo, por edhe mua po të më kishin thënë do të pranoja po me atë gëzim që të jep detyra për të ndihmuar në ruajtjen e  qetësisë publike dhe djersës së popullit, të cilën elementë të pakënaqur të shtresave të përmbysura dhe  bashkëpunëtorëve të fashizmit, nuk kishte si ta donin. Ata prisnin si plaka Nurihan në bodrum kohën e sotme.

Prof. Nasho Jorgaqi ka meritën e madhe, se ka mbledhur poetikën e dokumentit të traditës letrare, ka hulumtuar historinë e letërsisë shqipe  dhe i ka lënë kulturës kombëtare vlera të rralla studimore për “Hiret letrare” të kulturës shqiptare dhe veçanërisht kryeveprën për biografinë e Nolit.

Sado që të përpiqet Tufëria dhe ujqëria, nuk do të arrijtë që me tullumbace të tilla, të fshehin krimet e agjentëve të fashizmit, që janë të dokumentura në Arkin Qendror të Shtetit. Listat e agjentëve të fashizmit që kanë spiunuar antifashistët shqiptarë, duke filluar nga intelektualët e shquar të arsimit dhe kulturës janë atje, së bashku edhe me kriminelët që vranë mijra antifashistë shqiptarë, e për të mos u ballafaquar me drejtësinë, u arrtisën në mërgatë. Pikërisht ky kontigjent ka qenë në epiqendrën e Sigurimit të Shtetit, dhe për këtë, ata do të anatemohen, sepse sot janë në fuqi direktivat dhe urdhërat e kriminelëve të luftës. Tufëria flet për agjent të sigurimit të shtetit për të harruar agjentët e vjetër:

Më 2 maj 1939, Ministri i brendshëm Maliq Bushati, i dërgon prefekturave: “Na dërgoni një listë të ish informatorëve dhe personave të tjerë që janë paguar nga fondi sekret i kësaj Ministrie, çfarë shërbimi kanë kryer për shpërblimin që kanë marrë dhe nëse janë të vlefshëm për shërbim informtiv.”( AQ I RSH F.152, d,.34, f. 4 ) Qeveria kuislinge  krijonte infrastrukturën, që do të garantonte regjimin e ri fashist. Në Arkivin e Shtetit tufëria do të gjejë listat e agjentëve që njofton Bushati dhe shumë lista të tjera informatorësh deri në fundin e vititi 1944.

Prefekti Tef Naraçi, më 22 maj 1940, njofton Ministrinë e Brendshme: “Ju praqesim katër copë deftesash mbas të cilave justifikohen pagesat e shpërblimit për informatorët e kësaj prefekture.”( F. 152, d. 34, f. 16) Dy ditë më vonë Ministri i Brendshëm, Bushati, urdhëron zyrën e llogarisë: “Prej fondit sekret lutemi t’i çelet  Prefekturës së Korçës, një kredi prej fr…“( F. 152, d. 34, f. 25)

Fonde financiare sekrete për mercenarët shqiptarë, janë shpërndarë në të gjitha Prefekturat, ndërkohë që Prefekti Daut Çarçani i kërkon MPM tre dedektivë.“ (F. 152, d. 34, f. 25)

Ishin këta dedektivë në shërbim të fashizmit,  që i sillin kuesturës fashiste dhe policisë shqiptare emrat e antifashistëve shqiptarë: Agjenti Mark Kodeli, më 18 nëntor 1939, spiunon profesorët e Liceut të Korçës, që organizuan demostratën me rastin e festës së flamurit: “Vedat Kokona, Loni Kriato, Selman Riza, Masar Shehu, Pëllumb Dishnica, Tajar  Zavalani, Dhumitër Lamani, Kristaq Tutulani, Eleni Panduku“.(F. 161, d. 223, f.41)

Spiunime u bënë edhe për profesorët antifashitë të Shkodrës, Tiranës Elbasanit, Gjirokastrës e Vlorës. Drejtori i Liceut të Shkodrës Anton Deda, më 24 nëntor 1939, i dërgon Ministrisë së Arsimit:”Pardje janë arresruar pesë nxanës bursistë, të quejtun Niazi Demi, Nazmi Rushiti, Sotir Somjoni, Beqir Ndou, e Bardhok Biba. Dje janë arrestue nxanësit e jashtëm  Sokrat Bufi, Kristaq Qirjako, Vojo Kushi dhe Faik Miraku.”( F.195, d. 13, f.42)

Ernest Koliqi, si Ministër i Arsimit dhe si z/Ministër i Punëve të Brendshme,  qysh në vitin 1940, i dërguar shkollave të mesme: “Po ju dërgohet lista e nxënësve, të jashtëm dhe bursistë, të përjashtuar nga të gjitha shkollat e mbretnisë, sepse gjatë vitit shkollor 1939-1940, kanë tregue nji sjellje e pabinduni në kundërshtim me rregullat shkollore: Adem Boriçi, Azis Çami, Bardhok Biba, Beqir Minxhozi, Emin Duraku, Haki Fejza, Ndoc Mazi.”( F. 195, d, 184, f.22)

Ministri i Brendshëm Maliq Bushati, në vendimin e datës 14 dhjetor 1939, njofton: “Këshilli i Ministrave në analizën e fajit prej djelmoshave të Liceut të Shkodrës, shef se ata janë shfaq reaksionarë kundrej gjandjes së re,  të krijueme në Shqipni, gja që e vërtetojnë me demostratat e mbajtura në internat, por edhe jashtë liceut, nëpër rrugët e qytetit.”( F.195, d.13, f. 4)

Prefekti i Korçës, Zejnel Prodani, më 17 shkurt 1940, njofton Ministrinë e Brendshme: ”Asht arrestue në Korçë dhe asht sjellë në burgun e Tiranës Profesori Aleks Buda”.(F. 152/2. d. 93, d. 10)  Në mars 1940, arrestohet edhe profesor  Minella Karajanit në Korçë (F. 152, .2, d. 93,  f. 1) dhe Skënder Luarasi. F. 153, d. 130/1, f.199(

Jo vetëm arrestohen profesorët antifashistë, por edhe internohen, drejtori i Liceut konfirmon: “Gjatë okupacionit italian nga personeli i këtij liceu janë internuar në Itali: Kristaq Cipo, Loni Kristo, Selman Riza. Janë arrestuar dhe mbyllur në fushën e përëqëndrimit ”Porto Romano”,Yzeir Ismaili, Petraq Pepo, Sotir Koci, Foto Bala, Aliqi Shomo nxënëse, Shpresa Frashëri, Fillareti Sterjo, Skënder Dede,  etj. Në vitin 1940, për shkak se nxënësit refuzuan të nderonin në mënyrë fashiste, Liceu u mbyll nga karabineria.” (AQRSH,F. 195, d. 96,  f. 7)

Ernest Koliqi më 9 prill 1940, i dërgon Drejtorisë Liceut Tiranë: ”Deri sa të merren masa përfundimtare, Ministria pezulloi nga puna profesorin Kolë Shiroka, për sjellje të papërshtatshme me frymën e re përpara nxanësve. Të porositet i përmenduri të lerë menjëherë at’ Institut.”(AQRSH F. 195, d. 96, f. 29)

Komisioni i dënimeve, i cili përbëhej nga Krispino Agostinuçi, komandanti Epror i Karabinerisë Mbretnore, Xhuzete Keli, Kol Bib Miraka, n/sekretar i partisë fashiste, vendosi: “Personat e poshëshënuar kanë marrë pjesë aktive në manifestim ilegal  me ngjyrë komuniste kundër rregjimit. Tue marrë parasysh autoritetin e tyne me preçedentet e tyne politike dhe mbasi janë të rrezikshëm, koha e qëndrimit mund të caktohet në tre vjet, për t’i vuajtur në Itali: Loni Kristo, Tom Kola, Nazmi Rushiti, Izet Bebeziqi, Emin Duraku, Haki Fejza, Selman Riza, ”. (AQRSH F. 152/2, d. 94, f. 2-11)

Koloneli fashist Riçioni, më 19 qershor 1941, njofton Minisrinë e Brendshme: “I internuari politik Misto Treska asht lirue më 21 maj 1941”.  (F. 152, d. 145, f. 202) Prefekti Lele Koçi më 26 shkurt 1942, njofton Ministrinë e Brendshme: “Shemsi Totozanit, profesor në Istitutin Tregtar, Dhimitër Grillo, mësues shkolle, dhe tre studenta janë me bindje komuniste. Shoqnimi i tyre asht ba me urdhër të Gjyqit ushtarak të atyshëm. Këta persona janë nga ata që kanë qenë të burgosur në festën e 28 nëntorit të kaluem.”( F.152, d. 90, f. 52)

N/Ministri i Punëve të Mbrendshm, më 5 mars 1942, i dërgon prefekturës së Vlorës: ”Informohemi se studentët e Institutit Tregtar, janë tue përgatitë një demostratë, në të cilën kërkojnë të tërheqin edhe një shumicë prej popullit. Merni masat për ta evitue një ngjarje të tillë.”( F. 152, d. 264,f. 2)

Prefekti, Faik Quku, më 8 mars 1942, do të informonte Ministrinë e Brendshme në Tiranë:  “Liceu i këtushëm bashkë me shkollën e punës kanë ba një shëtitje të jashtme në mëngjes deri në mbamje, kanë kalue nëpër qytet tuj këndue kangë kombëtare. Marrshalli i kuesturës, bashkë me agjenta të tjerë, ndërhynë në mes studentave tuj kërkue pushimin e kangëve dhe shpërndarjen. Një studente e vogël, Nurie Çiço, bërtet “ Rroftë Shqipëria”! Marshalli e kap vajzën me të dyja duart dhe ia dorzon agjentave. Profesorët ndërhynë me e shpëtu nxanësen. Fillon një përleshje me grushta mes profesorëve, studentave dhe agjentave të policisë. Agjentat arrestuan dy vajza: Nurie Çiço dhe Firdez Toto, studentin Njiazi Deda, profesorët Aqif Selfo, Zihni Sako, Kadri Baboçi. Profesori Zihni Sako ishte shumë i rrahur dhe është përcjellë mes pazarit me duar të lidhura me zinxhir.”( AQRSH, f.153, d. 283, f. 3-4)

Këtë përleshje e konfirmon edhe gjeneral Paglieri, më 7 mars 1942: “Më datën 6 mars nxënësit e shkollave të Gjirokastrës, duke u kthyer nga shëtitja këndonin këngë kundërshtare. Pushuan me ndërhyrjen e policisë.” F. 152, d. 261, f. 5)

Më 9 mars 1942, Drejtoria e policisë njoftonte Kryesinë e Këshillit të Ministrave: ”Arma e Durrësit në marrëveshje me Prefektin dhe Kuesurën ka arrestue elementët Lefter Goga, student i njohur si pjesëmarrës në ngjitjen e manfestave, komuniste  në mbramjen e 22 gushtit 1941”. ( F. 152, d. 90, f.63)

Gjeneral Paglieri, më 20 mars 1942, ka njoftuar Kryesinë e Këshillit të Ministrave: “Në shkollën e Elbsanit janë shkruar këto fjalë: “Rroftë Shqipëria”, Poshtë Italia”. Nga hetimet e bëra, nga 40 studentë të konviktit, janë arrestuar rreth dhjetë veta. Janë në vazhdim hetimet  për autorin.”( F. 152, d. 261, f. 7)

N/Ministri i Brendshëm më 13 prill 1942, i dërgon Kryeministrit: ”Prej operacioneve politike të fundit, janë arrestue shumë persona përgjegjës për marrje pjesë në shoqëritë terroriste–komuniste…Asht e pamundur që në burgun e këtushëm të vazhdojë qëndrimi i të arrestuarve nga ngushtica e vendit. Për këto arsye propozoj të shpejtohet procedimi i tyre penal, të dënuarit për faje politike të dërgohen nëpër burgjet italiane.”( F. 152, d. 634, 19)

Shkollat u bënë vatrat e para të rezistencës antifashiste, dhe qendrat që ndezën zjarrin e lirisë.  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sh. Borshi, më 8 tetor 1942, njofton Ministrinë e Brendshme: “Në zbulimin dhe në arresitmin e disa pesonave eksponent komunista prej dokumentave me randësi që na kanë ranë në dorë, rezulton se propaganda komuniste gjithë aktivitetin e saj e ka përdor e asht tue e përdor në organizimin e rinisë shkollore.”( F. 152, d…..f. 20,25)

Ndërsa gjenerali fashist Silvio Robino, më 23 janar 43, njofton Mëkambsinë: ”Në Elbasn të gjitha dyqanet janë mbyllur në shenjë proteste pas ekzekutimit të dy studentëve në Vlorë. 1000 persona prej dy gjinish janë mbledh në sheshin e prefekturës tue thirrë “Liri a Vdekje”, tue thirrë për Shqipninë.”( F.254, d,144, f.3)

Rektori i konviktit të meshkujve Tiranë Pandeli Skrami, më 9 prill 1943, njofton Ministrinë e Arsimit: “Nga dy konviktorët e mbajtur në kuesturë, u la i lirë nxanësi… ndërsa nxanësi Kolë Xoxi, ndodhet ende nën vërejtje.” (AQRSH, F. 195, d. 189, f. 27)

Ministri i Brendshëm më 15 maj 1943 njofton Ministrinë e Arsimit: “Nxanësit e shkollave të mesme të Tiranës, nuk kanë vajtur sot në mësim në shenjë proteste për ekzekutimin e gjashtë komunstave…shkollat bashkë me dirizhuesat e vet, qi në këtë rast janë profesorët, kanë marrë një qëndrim kundra interesave shtetnore. Qeveria ka kene e shtërngume me marrë masat ma shtrënguese.”( AQRSH, F. 195, d. 189, f.29)

Ministri i Punëve të Brendshme, më 29 gusht 1943, urdhëron Drejtorinë Përgjithshme të Policisë: “Mbasi prof. Sotir Paparisto, asht arratisë, urdhëroni kapjen e famijes së tij. “(F.152, d.778, f. 66)  Major Hidajet Kulla më 4 korrik 1944, njofton Ministrinë e Brendsshme për arrestimin e profesor S. Shuteriqi në Elbasan. (F. 154, d. 200, f. 106) Arrestimet kanë përfshirë edhe intelektualët e ardhshëm shqiptarë:  Kuestori Papalilo më 24 korrik 42, njoftonte: Drejtorinë e P. Policisë dhe Prefekturën e Tiranës: “Disa nga agjentët e kësaj zyre kanë ndalue për hetime me karakter politik: Besim Lëvonja, Hysen Devolli, Andon Pano. Vasil Diamanti.” AQRSH F. 152, d.329, f. 26)

Tahir Kolgjini, më 14 prill 1944 i dërgon Drjtorisë së Pëgjithshme të Policisë,  “Mbi disa nëpunës komunst të arsimit Gjirokstër: Azis Hoxha, Siri Shapllo, Shemsi Totozani, Nebaet Bakiri, Reshat Çani, Gaqe Meksi, Irfane Çoçoli, Kadri Baboçi, Zihni Sako…. Të bahem hetime, të arrestohen dhe t’i referohen gjyqit për mbrojtjen e Atdheut”. (AQRSH F. 153, d. 161/1, f.29)

Ka mijra antifashistë të arrestuar dhe të pushkatuar në dokumentet e Arkivit Qendror të Shtetit,  të cilët janë spiunuar prej paraardhësve të tufërisë. Prandaj ishte i nevojshëm Sigurimi Shtetit Shqiptar, për të mos lejuar tufërinë të vazhdonin krimet e tyre barbare edhe pas çlirimit të Shqipërisë.

Sollëm disa prej mijëra dokumenteve nga Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë, telegrafisht, vetëm për sferën e arsimit dhe kulturës, prej së cilës tufëria ekspozoi plot bujë, dosjen e Intelektualit të shquar Nasho Jorgaqi.

 

 

 

Share This Article
26 Comments
    • Perkundrazi o qelbanik
      Brezi i ri dhe i mesem qe e kujtojne LANC nje fiction te Kinostudios i duhen radhitur gjithe shembujt e mundshem per ta lexuar . Jo nga librat shkruar nga emra abstrakte por me fakte.
      Dhe krimineleve ramalindes antikomunista e antishqiptare te terbuar u do treguar pasqyra e fytyres se tyre fashiste.

    • Poshtë diktatura staliniste,fatkeqsia tragjike e kombit shqiptar.
      1000000 herë më mirë fashizmi se kriminelët barbarë të sigurimit kriminel
      dhe metastazat degjeneruase qe kanë infektuar linfën përparimtare te kombit.

    • Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

  • Edhe une pavaresisht moshes se re me krenari do kisha bashkepunuar me Sigurimin e Shtetit nese do qe fjala per hale si Agron Tufa dhe kupolen qe e financon.

    Edhe perendimi biles ju kerkon qytetareve te raportojne vullnetarisht individet keqberes (dhe jo vetem ata kriminele) , levizje te dyshimta neper lagje, cdo veprim qe ngre dyshim dhe si pergjigjet arsyes iu kerkohet qytetareve ta raportojne! Menjehere!!

    Dhe dicka i nderuar, klasat e permbysura nuk ishin “elemente te pakenaqur” por elemente urryes!! Ti quaje te pakenaqur dmth zbutje realitetin , sic ne fakt ndodhi.

    Shkrim teper i mire i vlefshem.

    • XXX shko ne Korene e Veriut se mendesia jote nuk vlen ne asnje vend tjeter!!!!!!! Por çështe me e keqja ti ngaterron Kekun me Byrekun!!!! Bashkepunetoret e Sigurimit te shtetit nuk mbronin atdheun me spiunlleqet e tyre por banden qeverisese ne pushtet. Informacionet e tyre nuk benin fjale per njerez ordinere qe kryenin krime ordinere , por behej fjale per te tjere qe mendonin ndryshe. Eshte vrare mendimi ndryshe qe ska lidhje fare me atdheun or njeriu i ri qe krijoi partia e xhaxhi enver!!!!!!

      • Bande qeverisese e sateme!
        Cilin mendim ndryshe flet ti per ate qe ka 7-8 vjet ne pushtet dhe vendimet merren vetem nga nji njeri, diktatura e 54 vjecarit gango qe shkaterroi shpresen e cdo dite qe shkon shtyn vendin drejt gremines me shpejtesi sketerre? Kete shtypi pushteti popullor? Kurvat antishqiptare qe po shesin territorin detin portet pasurite natyrore ? qe shqiptaret po i vret sa nuk numerohen me krimet makabre ne familje, a per pronen, ku mafia e droga ben kerdine ne shtetin e perditshem ku pastron parate…Cfare statiske doni per prove o maskara i Edvin Rames qe me hedh ne debat batuten naive te mendimit ndryshe te mesuar perpendesh nga Evropa kurve dhe perserisni qorrazi si papagall. Cfare prove do ti te ta vertetoje se 30 vjecari Edvin rama qe i “ndrydhej” mendimi ndryshe nuk ishte problem corapesh a brekushesh por hall pushteti qe ishte i popullit dhe ky edepsez tharton turinjte kur flitet per popull.
        Mallkuar barku qe ju polli. Sa te jete fara juaj e ndyre aq me shume ka respekt per socializmin diktaturen e proletariatit qe jua shtypi koken.
        Dhe mos u merr me Korene e Veriut po hidhu deri ne Greqi Serbi a Izrael atje e sheh mire sa te vlen mendimi ndryshe, plehra.

  • Ta kesh per nder qe je spiun kete s’e kisha degjuar ndonjehere. Po ve ne pikepyetje jo autorin e ketij shkrimi dhe as personin qe ka marre persiper te mbroje, po gazeten Dita! Spiunet e diktaturave jane denuar ne cdo vend te botes. Ju propozoj te beni nje liste me spiune dhe t’ja dergoni presidentit per t’i dekoruar me urdherin “Nder i Kombit”!!! Fitim Caushi ke shume te drejte qe e mbron, se keshtu mbron edhe babane e gjithe racen tende.

    • T`i sherbesh atdheut me cdp menyre , deri me dhenien e jetes , nuk eshte turp ore idjoti @Nini , por eshte nder dhe detyre per cdo qytetar , por ti je kellire naziskine , qe nuk ia ke idene e atdheut ! A nuk e sheh se c`punojne vendet per rreth e ne mbare boten , kur eshte fjala per te mbrojtur interesat e vendit te tyre ?
      Me plehra si ti e tufen e derrave , nuk ia vlen te merresh fare , se ju kini plehe ne koke , nuk kini tru !

      • I jane qepur Nasho Jorgaqit, Agroni dhe tufa e maskarenjve Kaloce dhe anti Shqipetareve te betuar!
        Ishte cfare ishte ajo ka kaluar nga 30 vite,por lane mbrapa nje shtet qe barbaret e Kalifit Sali Vicidoli e kthyen ne geto.
        Sa here them se prindert tane qe ndertuan me gjak e djerse ate vend(90% analfabete ishte) dhe ata te shkrete qe vuajten padrejtesisht ne burgje nuk moren asgje mbrapa!

        Kjo pjese e shoqerise u la ne meshire te fatit me pensione kafeje, ndersa pjesa me punetore e vendit u detyrua te marri rruget e botes nga BANDAT E HALLDUPEVE SHPELLARE te instaluar nga Amerikanet qe Shqipetaret i priten si Krishtin.
        Dje ishte dje dhe u punua ne menyren me dinjitoze per te bere shtet qe kurre nuk e kishim pasur. Nder per ata qe vune zemren per ta bere ate vend te vogel nga nje province eksperimentale ne nje shtet qe perfaqesohej me dinjitet kudo dhe me forcen e Armeve ku e deshi nevoja! Vetem Iluministi FAN NOLI e pati provuar te bente te njejten gje,por llumi i Zogolleve anadollake ja privoi kete te drejte.

        Po keta tipa kolaboracionistesh te shkolluar ne perendim por me ide per te sunduar e jo perparuar popullin e tyre bene te njejten gje kur erdhi fashizmi dhe paten fundin e shkerdhatave dhe lavireve,ate qe i rezervohet kujdo bastardi qe vepron kunder interesave te vendit te vet!
        Po ashtu them se eshte Turp per kedo organ te ish sigurimit qe ka vepruar jashte ligjit ne dem te te pafajshmve qe thjesht nuk binin dakord me politikat e atehershme.
        Perse nuk u zbuluan dhe nuk u hapen dosjet?!
        Kujt i interesojne me tani fabulat e tufave dhe kaloceve Shqupiste apo Like e hajduteve Ramiste!
        Tani te shkruajme per ish Shqiperine,pa kufinj,pa te ardhme,me pasuri kombetare te ikur ne drejtim te paditur,me nje borxh qe kap majat,me gjykata te huaja qe na denojne te paguajme ne e Jo ata qe kane hedhur firmat e zeza per vete ato pasuri te grabitura por tani ne duar te klaneve te huaja!
        Kush ankohet se “dikur” na paska munguar demokracia tani duhet te jete ngopur nga fjalet boshe te Juntes se Tiraneve te Tiranes!
        Ta gezojme kete dite kur “miqte” e huaj xhelatet tane na i quajne burra shteti e yje ne ngritje kur vrasin protestuesit. Kur President kemi ate hajdut me liber ne dore qe ata te vrare i quan kokepalare! Kur “shakaxhiun” e sotem na e quajne lider te vertete!

        Politikqenet tane kane kopjuar ate qe bene otomanet mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit,e percane ate vend ne fe e ide,ne bej e agallare per ta sunduar ne shekuj,dhe ate pavaresi qe arritem fale atyre Rilindasve se te ishte per “Bejte” lepe e peqe do ishin akoma me Turqit.
        Keshtu bejne dhe keta “sikur shajne e mallkojne” Enverin,por tmerrohen se te ishte ai ketyre burrecave do tua q…e nenat,nje plumb mbas koke ne kodrat e Dajtit,apo do te shtynin vagone ne minieren e spacit!

  • Dita ka nje detyre kur nomenklaturen e Sigurimit do me rahatur e me na e paraqit si ajka e kombit?! Pyetja eshte pse?!
    Prej bedri zezes tek fatos tarifes , me gjithe dinozauret tjere, te gjithe instrumente te Sigurimit dikur?
    Ka nje borxh karshi tyre familja e Dites?!
    Une e di se po.
    Po koha e tyre ka mbaruar, edhe koha per vetelavderim po ashtu! Ishin vetem pjese e nje tragjedi per kombin tone e inchallah Zoti i merr sa ma shpejt qe mos te na helmojne me, se boll mbrojten horrat 30 vite rresht!

  • o Shoku Caush,
    populli thote se nuk lahet .uti me .hurre,
    sic po perpiqesh ti qe po na thua se jo vetem Nashua por ka edhe te tjere.
    Pyll pa derra nuk ka, por dhe derri duhet ta kuptoje qe eshte derr.

  • A. Tufa ne planin letrar, krahasuar me N. Jorgaqin, eshte nje liliput, nje bubrrec, nje plesht para luanit. Krijimtaria e N. Jorgaqit eshte shume e gjere, si ne fushen e krijimtarise letrare artistike ashtu edhe ne ate te shume monografive te figurave te shquara shqiptare. Kulmi i krijimtarise letrare e N.Jorgaqit eshte nje nga kryeveprat e letersise shqipare, romani “Mergata e qyqeve”.
    Per sa i perket krijimtarise se A.Tufes, kam lexuar diçka, eshte nje Xero e madhe; te le pershtypjen e nje njeriu me mendjen te zhytur ne mjegull, nje kaos mendimesh me nje stil letrar orribile.

  • Prof. Nasho Jorgaqi eshte nje mal i larte ne fushen e letrave shqipe qe vetem i bejne fresk rete e zbardhura te Agron Tufes dhe pinjolleve te lukunise fashiste e balliste te Shqiperise.

  • Komunizmi,dhe lloji me i eger enverizmi kane qene disa fish me skllaverues se fashizmi.
    Ato 3-4 vjet te qendrimit te administrates ushtarake dhe civile italiane ne Shqiperi jane me shume vite civilizimi dhe bolleku se sa pushtim.
    Pushtimi i vertete ndodhi kur mijra rreckamane,fshatare te uritur,xhahile,kriminele,u verviten mbi qytetet,per te vrare,burgosur,poshteruar,shqiptaret e shkolluar,te pasur,te fisem,te lumtur ,..
    Keto turma vandalesh,barbaresh,fshataresh,,ne krye kishin nje cmirezi,parazit,,me intelekt te cunguar,qe i erdhi rasti te hakmerrej ndaj inteligjences shqiptare te diplomuar ne Perendim,ndaj shkeve te vullnetshem,qe nuk i harxhuan vitet e studimit neper kafenera dhe bordello,.I erdhi dita te groposte te gjithe fisnikerine shqiptare,bartese e vertete e atdhedashurise dhe themeluese e Rilindjes dhe pavaresise kombetare.
    Bashkepunimi ne terror me kriminelet sllave serbo-malazes formoi jo vetem ushtrine antishqiptare partizane,por edhe repartet e spiunimit dhe dhunes gjakatare qe u quajten Batalione te Mbrojtjes se popullit dhe me vone Sigurimi i Shtetit famekeq.Ne perberje te ketyre bandave ishin kriminele te hurit e litarit,xhahile,injorante gjakatare,stupratore,imorale,manjake si idoli i tyre toger baba. Ti sherbeje sigurimit te shtetit nuk eshte turp,skandal,poshtersi etj,,eshte KRIM.

  • Mos kerko shume ne arkivat e Prefekturave te vitit 1939-40 se do gjesh enver hoxhen.
    Qe e kane gjetur me nje shperblim te majme prej 7 rroga qyl ,pa punuar asnje dite,,e kane gjetur.
    E ka shperblyer me urdher te firmosur nga Ministria e Brendshme e Fashizmit ne Nentor 1939..
    Cfare sherbimi ka kryer enver hoxha per Ministrine e Brendshme fashiste,qe mori 7 rroga shperblim?
    Po te kerkosh ca me shume ne arkivat Italiane,do te gjesh edhe me shume,.Them ne arkivat italiane,sepse ketu i spastrioi qe gjate luftes.Prefektet u vrane ne atentate,kurse zyrtaret e Ministrive ,cfare shpetuan nga pushtimi partizan i Tiranes ,i qeroi me bomben ne ambasaden sovjetike,dhe bomba te tjera qe i sajonte vete.

  • Mos te zihemi kot balliste dhe komuniste . Jemi ne 2020 . Shikoni vendet evropiane dhe me tej . Shikoni Greqine ,Serbin . Sa spiune kane derguar ne Shqiperi dhe ne bote . Ne vendet e tyre jane heronj dhe nderohen . Ata nuk akuzohen se kane punuar per Micotaqis apo Cipras por shperblehen se punojne per atdheun .

  • Shkrimi i Fitim Caushit i ka terbuar pasardheit e kolaboracioniteve te fashizmit dhe bijte e kurvave te Rilindjes se Edi Ramuttit e Sali tropojanit

  • Ne shkrimin e gjate kishte mjaft emra nazifashistesh,qe pushoheshin nga puna, perziheshin nga shkolla, internoheshin ne Itali apo edhe burgoseshin. Shumicen e ketyre antifashisteve pas nentorit 1944 regjimi i Dulles i internoi, i burgosi apo edhe i pushkatoi. Mjafton ky fakt per te kuptuar se komunizmi i Dulles ishte edhe me i keq se fashizmi i Duces!
    Permendet ne shkrim edhe generale di divisione (gjen/major) Crispino Agostinuci. Ne Muzeun e Armes se Karabinierise ne Rome gjendet edhe fondi Agostinuci. Ne kete fond gjen te dhena interesante per disa nga keta antifashistet, te cileve u permendet emri ne kete shkrim. Ne te ke prova se Masar Shehu babai i Tritanit u rekrutua spiun karabinierie me material shtrengues. Ne te del qe Beqir Minxhozi (i dekoruar nga titistet me medaljen Ylli Partizan) ishte rekrutuar spiun nga karabinieria. Ne te del qe Enveri mbrohej ne shtepine e kunatit Omari jo vetem nga prefekti Qazim Mulleti, por edhe me urdher me shkrim firmosur nga n/kolonel Gamucci i karabiniereve. Po ashtu ne fondin Agostinucci gjen edhe info si: prof. Karajani, prof. Kokona nuk pranuan te behen spiune karabinierie, ndonese prof. Kokona pranoi te mos beje propagande kundra nderimit alla Romana. Po ashtu Naum Stralla dhe Dhimiter Pasko, ndonese anti zogiste jane anti italiane te terbuar. Pasko, ndonese virulent anti bolshevik edhe, kur merret ne pyetje nga karabinieria fyen zhurmshem flamurin kombetar shqiptar duke perdorur fjalor te rende kundra stemes se Shtepise Savoja dhe sepatava te Liktorit.
    Kaq besoj se mjafton per sot!!!!

  • Nga simpatia e madhe per fashizmin e Duces si duket rama firmos koncesione pa kufi per pasurite natyrore kulturore tona.

  • Ja qe Intelektuali paska pasur te drejte..
    Zoti Edushka na zbuloi DYSHEN Enver Hoxha, Beqir Minxhozi,qe futen ne kurth Qemal Stafen. Ja pra ku doli agjenti “profesori” nen mbrojtjen me shkrim te Kolonel Gamuci.
    ENVER HOXHA AGJENT I KARABINIERISE FASHISTE.
    Prandaj nuk la antifashist pa burgosur e pa njollosur si fashist.
    I madhi Dhimiter Pasko,qe vuajti ne llumerat e kenetes se Maliqit,,E burgosi,e semuri,e llumosi si fashist..
    pse mbrojti thesarin e bankes,, mbrojti flamurin e Skenderbeut,,,enver haleja nuk la antifashist pa syrgjynosur,se keshtu ju hidhte kopiliun e vet ne preher..
    Ke ndonje adrese te sakte te ketij muzeut ne Rome,z.Edushka,te shkojme t`bejme nje filmim ketyre dokumentave,t`ja tregojme Causheve te enverit,,se cfare haleje kane pasur ne krye te shtetit..
    E kane pasur perendi klyshte e rreckamaneve,se ne ja njihnim mire ftyren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *