Xhorxh Kluni (George Clooney) rrëfehet në revistën “Max”. Beqari më i famshëm i botës është në faqen e parë të revistës, për të cilën ka rrëfyer disa sekrete, madje një të tillë shumë intim. Nuk ka bërë operacione plastike, të paktën jo në fytyrë…
“Nuk kam bërë ndërhyrje estetike për sytë, por kam shpenzuar jo pak për të “hekurosur” lëkurën e testikujve. Në atë vend nuk më pëlqejnë rrudhat”, thotë Kluni, i cili shton se në Hollivud kjo është një “modë” që po e ndjekin të gjithë.
Ndërsa në lidhje me vendosmërinë për të qenë një beqar i përjetshëm, Kluni thotë: Mishel Fajfer dhe Nikol Kidman kishin vënë bast me 10 mijë dollarë se unë do të martohesha para se të mbushja 40 vjeç. E humbën bastin dhe më dërguan çeqet. Ua ktheva mbrapsht duke vënë bast se nuk do të kisha as fëmijë deri në moshën 50 vjeç. Nëse më vjen instinkti prindëror, shkoj te Brad Pit dhe Anxhelina. Aty më kujtohet se pse ndihem kaq mirë pa fëmijë nëpër këmbë”, thotë Kluni.
Ndërsa në lidhje me hipotezat e hedhura për homoseksualitetin e tij, Kluni thotë: “Të gjithë mendojnë se mund të jem homoseksual. E kujt i bëhet vonë?! Nuk kam ndërmend të përgënjeshtroj asnjë thashethem. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se homoseksualiteti është diçka negative. Jeta ime private është vetëm e imja”.