Elvisa N., ka prerë damarët e dorës në banesën e saj në lagjen “Skënderbeg”. Ka qenë ora rreth 20.00 e mbrëmjes kur ajo në gjendje depresioni është përpjekur të vetëvritet.
Familjarët kur e kanë kuptuar e dërguan në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë mjekësore. Tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 22-vjeçarja është studente në degën e infermierisë në Shkodër. Materialet për këtë rast u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësime të mëtejshme.

Ka marrë që në vogli shëndet mendor të dhunshëm me mangësi.Këto janë pasojat !.