Basha thumbon Berishën: Ka politikanë që u plakën e duan të vdesin në karrigen e pushtetit

Rakela Rakela
Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale nga selia e Presidences, ku kane ndjekur ceremonine ne te cilen, Ilir Meta ka marre detyren e Presidentit te Republikes se Shqiperise. /r/n/r/nSali Berisha and DP leader Lulzim Basha, leave the Presidential Headquarters, after following the inauguration of Ilir Meta, as the new Albanian President. Ilir Meta, 47, a former speaker of parliament and prime minister is Albania's seventh President since the country toppled communism in 1990.

Gjatë takimit me të rinjtë të FRPD-së kryedemokrati Lulzim Basha nuk la pa shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u shpreh se nuk mund të ecet përpara me të vjetrën, teksa, duke iu referuar Berishës theksoi se ka politikanë që u plakën e duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Por për Bashën e ardhmja janë të rinjtë dhe se politikanët e vjetër duhet t’u lirojnë vendin tashmë atyre. Për përplasjen me Berishën, Basha tha se nuk është politike, por përplasje brezash e kulturash.

“Nuk mund të ecet përpara me të vjetrën. Ka ardhur koha të ndajmë fjalët nga veprat. Fjala e parë është t’i bëjmë vend rinisë. Nëse dikush që ka gjithë jetën në politikë nuk e lëshon karrigen, përkundrazi mbahet me thonj, nëse e mbajnë reshtin e parë e të dytë me forcë, me fije të padukshme, ku bien dakord, ‘mos lëshojmë karriget, ‘mos bëjmë vetingun e politikanëve’ sepse e dinë se shumë nga ato karriget do zbrazen. Ato karrige i takojnë rinisë, vendimmarrja politike i takon rinisë. Të rinjtë shndërruan diktaturën në një tigër prej letre duke e detyruar të dorëzonte pushtetin. Ëndrra e atyre të rinjve nuk është realizuar. Vijojnë premtimet e pambajtura prej 31 vitesh, politikanë që u plakën e duan të vdesin në karrigen e pushtetit. Ky ka 6 vite që thotë do e lë politikën dhe çdo vit shpik truke, bën krime elektorale për të marrë pushtet”, tha ai.

Basha tha se politikës duhet t’i kthehet ‘fytyra njerëzore’, teksa përmendi vetingut e politikanëve dhe kufizimin e pushtetit në dy mandate si mënyrat për ta bërë këtë. Po ashtu, Basha kërkoi ashpërsim të dënimin  për krimet elektorale ku, duke përmendur Italinë, shtoi se në rast se politikanët kapen duke blerë vota, duhet të dënohen me burg, si në vendin fqinj.

“Pushteti pa kufi, korrupton. Sot në politikë janë shumë ata të cilët nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve, ata që nuk justifikojnë pasurinë dhe kur të bjerë ding-dongu politik, ata do të duhet të dorëzojnë karrigen. Kufizimi i mandateve, vetingu i politikanëve janë mekanizmat për ta pastruar politikën dhe për të liruar vendet për të rinjtë. Kjo që po ndodh tani, që mund të duket si përplasje politike, është përplasje brezash dhe përlasje kulturash. Rinia nuk di të flasë me gjuhën e gënjeshtrave. Di ta mbledhë zemërimin, por di ta zbrazë atë me forcë të papërfytyrueshme dhe të bukur. Kjo tjetra është përçmim, është mungesë respekti për njëri-tjetrin. Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet deri në 21 a 22 vjet burg. Pse dënim kaq i rëndë sepse vret shpresën. Ardhja e rinisë është domosdoshmëri, pasi është një ndryshim i kulturës së vjetër ku ‘po nuk mendove si unë je i pabesë, i shitur…’, ne jetën e përditshme nuk mund të bëhet përpara pa pranuar mendimin ndryshe. T’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore”, u shpreh Basha.

Që pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, ai dhe Basha janë tashmë në një luftë të hapur ndaj njëri-tjetrit. Teksa të dy pretendojnë se kanë shkarkuar njëri-tjetrin, Basha dhe Berisha do të garojnë secili me kandidatët e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars.

r.s/dita

Share This Article
4 Comments
    • Po ti na mos na je Ajo Lili??… Ajo Lili e Bamiresive, bashkepunetoria Cirilike e ish doktor Cirilikut alias Cinikut, alia Mashtruesit serail, alias Hipokritit agjent i dyfishte i UDB-se, mos je valle cirilikja Lili non grata ne SHBA..?… Lili, Lili mos kujto se ngjall zili…

  • Ama edhe Ju te redaksise… Perse na i shkruani titujt ne menyrete tille te jo profesionale e tejet te diskutueshme..?!..

    Thumbon?… Sali korrupsioni eshte Gozhduar prej State Dipartament USA…,,, e tash nje torollak i redaksise pas armiqsive tashme te hapura ne muaj te tere mes Lulkes dhe Sales,,,…, na shkruan sot ,, se i pari e “thumboka”…

    Vazhdoni vazhdoni keshtu merzitshem, , se ne te ardhmen nuk do ju lexoj askush…

    Thumb..?!!!!…. fjale e papershtatshme…

    ……….¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿

  • Ah jo kur jo e Doktorit, po te me lexojsh mire! Po ky edhe ma zi se doktori na eshte e lili e di se ne kosove ia di punet ! Po ti i poshtri nuk me befason se je me te poshtrit se Bashen e ka zgedh argita me keshillat e udbse ..
    Pune udbash ku sicili eshte ma zi se tjetri ! Duhen shpordh te gjithe per mu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *