Nuk mund të identifikohej/ Del autopsia, si u qëllua Admir Murataj

Bora Basholli

Plotë njëzet e dy ditë pas grabitjes spektakolare në pistën e Rinasit ka dalë autopsia e vrasjes së Admir Muratajt.

Ky i fundit, i cilësuar si ‘truri’ i grabitjes u tha se mbeti i vrarë në të njëjtën ditë teksa tentoi të shpërqëndronte policinë, në mënyrë që bashkëpunëtorët e tij të largoheshin me thasët me 6 milionë euro.

Autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë Kallashnikov, në syrin e djathtë, shkruan A2CNN. Kjo gjë bëri që fytyra e Muratajt të ishte e paidentifikueshme dhe është dashur ndërhyrja e familjarëve për të kuptuar nëse bëhej fjalë për të njëjtin person.

Gjatë grabitjes ai mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Admir Murataj, ngeli i vrarë në grabitjen spektakolare të 9 prillit 2019, ku u morën 6 milionë euro.

Raportimi për vrasjen e tij, është se ai vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Murataj, bashkë me një grup të tjerë, 6 prej të cilëve janë arrestuar, kishin organizuar një sërë grabitjesh. Mister mbetet ende fati i parave dhe personi që qëlloi mbi Muratajn.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Policia nuk mban me kallashnikov.Kete e kane vrare te vetet,per ta hequr qafe.Ai ministri Lleshi mburret kot qe thote se e ka vrare policia.Kerkon te tregoje qe policia eshte gjalle, nuk ka vdekur fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *