Nuk mund të ketë të dashur…

redaktor

Të gjithë baballarët duhet të përgatisin veten për ditën kur vajza e tyre e dashur do të largohet nga shtëpia dhe do t’i thotë se ka një të dashur.

Por ky baba i veçantë nuk i beson dot veshëve të tij kur vajza 2-vjeçare i shkon në kuzhinë dhe i thotë se ka gjetur dashurinë e parë.

Pa e kuptuar ai i thotë se nuk mund të ketë të dashur, por vajza shpërthen në lot.  Në këto pamje e ëma pyet vogëlushen Kennedy Kirkland se kush është Jared. Por kur ajo thotë se Jared është i dashuri i saj, i ati menjëherë stepet. Kennedy vazhdon t’i thotë të ëmës “Babi më tha që nuk kam të dashur”.

Por kur i ati i thotë se nuk mund të ketë të dashur derisa të bëhet 50 vjeç, ajo i jep një shuplakë të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=BRDs7NAlr8g

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *