Paralajmërimi dhe presionet e shtuara të ditëve të fundit për themelimin e të ashtuquajturit tribunal ndërkombëtar për krimet e pretenduara të UÇK-së, është një veprim i njëanshëm, i padrejtë, paragjykues, e mbi të gjitha një veprim jo juridik, por skajshmërisht politik.
Me të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me krimet e luftës, që janë zhvilluar në Kosovë, është marrë ekskluzivisht bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht UNMIK-u e më pas EULEX-i, të cilat deri më tani rezultojnë të jenë tepër të njëanshme. Raporti i të gjykuarve dhe i të dënuarve për krime lufte në Kosovë është 5 : 1. Pra, pesëfish më shumë janë gjykuar e dënuar shqiptarë, edhe pse në asnjë rast nuk kanë mundur t’i argumentojnë akuzat kundër tyre. Përmasat e tilla të gjykimeve, kanë ndodhur falë përfaqësuesve të “drejtësisë” ndërkombëtare, të tipit të kryeprokurorit shumëvjeçar të EULEX-it, Mauricio Salustro, i shquar për zellin e tij kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, i cili pas përfundimit të mandatit në Kosovë, gjeti punë të re ; ku tjetër pos në Beograd, në cilësinë e këshilltarit kryesor të zëvendësprokurorit për krime lufte të Serbisë, Bruno Vekariq!
Është e udhës të përkujtojmë se ka raste të shumta kur të akuzuarit shqiptarë janë mbajtur padrejtësisht me vite të tëra në burgje e pastaj janë liruar të pafajshëm, ka raste kur deri në një dekadë janë mbajtur në burgje pa aktgjykim, por drejtësia ndërkombëtare nuk ka çarë kokën për këtë. Dhjetëra ish-luftëtarë të lirisë janë vrarë në Kosovën e pasluftës, por asnjë vrasje e tyre nuk është zbardhur deri më sot; dhjetëra të tjerë janë gjykuar e dënuar në procese të montuara politike; dhjetëra të tjerë të gjendur buzë ekzistencës i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë; qindra të tjerë edhe pesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës nuk i kanë as kushtet elementare për jetë, as për trajtim mjekësor, as një vend pune, as një kulm mbi kokë. U deshën të kalojnë 15 vite pas përfundimit të luftës që Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për veteranët e luftës!
Kur trajtojmë çështjen e “tribunalit” të paralajmëruar, duhet shtruar disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare:
– Së pari, a kanë kërkuar ndonjëherë zyrtarisht nga Serbia që të sqarojë veprimtarinë e Sigurimit Shtetëror serb në raport me Kosovën, sidomos pas zbardhjes së fakteve për ekzistencën e Drejtorisë së Gjashtë (Drejtorisë për Vrasje) të RDB-së? A është kërkuar ndonjëherë të dihet se cilat janë përmasat e impikimit të kësaj strukture në vrasjet e shumëanshme të pasluftës në Kosovë?
– Së dyti, si ndodhi që më 12 shkurt 2010, fare pa zhurmë mediale, një gjyqtar i EULEX-it përkundër fakteve të shumta në seancën kur aktakuza duhej të merrte formën e prerë, t’i lirojë nga akuza oficerët e shërbimit sekret serb BIA (Igor Juçinac, Millutin Radanoviq e Predrag Zhelkoviq) të cilët në qershor të vitit 2009, në Çagllavicë, ishin kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës derisa ishin në gjah për mbledhjen e dëshmive të rrejshme për të materializuar shpifjet dhe fabrikimet e Beogradit zyrtar “për trafikim organesh të serbëve”. Siç dihet, këta pjesëtarë të BIA-s serbe u akuzuan të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur, por edhe qytetarë shqiptarë, për të bërë dëshmi të rrejshme.
Të gjitha kushtet dhe parakushtet për gjykime të krimeve të luftës në Kosovë të çfarëdo niveli qofshin janë të favorshme. Është e paarsyeshme dhe e papranueshme ngritja e një tribunali vetëm për UÇK-në. Nuk mund të ketë tribunal mbi tribunal, dhe atë vetëm për shqiptarët. Është e padrejtë dhe jonjerëzore që për çfarëdo qëllimi apo arsyeje të tentohet të barazohet xhelati me viktimën, apo të amnistohet xhelati e të fajësohet viktima, siç po ndodh në rastin konkret.

Shkrim i sakte dhe argument deri diku Juridik i znj se “tribunal mbi tribunalin” s’mund te kete; dhe ka shume te drejte. Duhet shkuar me tej, jo vetem s’mund te kete por eshte tendencioz e haptazi me qellime punitive. Le te marrin Kosoven si Person, si Entitet Juridik, Kompani apo qofte dhe Shtet. Si nje Njesi e vetme. Nese po gjykohet per nje fakt: ”Krime Lufte” kjo nuk behet dy here, nga disa Gjykata te Ndryshme. Pasi ke hyre ne territorin e “Double Jeopardy” Pse nuk e thote askush kete? A i duan punet me “libra” ja ku eshte Koncepti qe po dhunojne.
Shqip- “Nuk mund te persekutosh “askend” pas lirimit ose burgosjes ose denimeve te njepasnjeshme per te njejten Akuze.” Kjo kerkon te evitoje “gjykimin dy here dhe denimin dy here” sesa ndeshkimin dy here.
Amendamenti i 5-te i Kushtetutes Amerikane thote: “Asnje person nuk do denohet dy here per te njejten ofence. Plus secili nga 50-shtetet ka mbrojtje te ngjashme ne Kushtetutat e tyre, statutet dhe “Common Law” {ne sistemin anglo-sakson jo si ne ate Civil te Europes, qe bazohet ne traditat e shoqerise dhe njihet nga Gjykatat} Ka 5 baza ne konsiderate per parandalim te double-jeopardy:
1) Parandalimin e Qeverise te fuse ne pune burimet e saj madhore te lodhe dhe denojne njerez te pafajshem.
2) Mbrotje e individit nga konsekuencat financiare, emocionale dhe sociale qe sjell nje Persekutim pa fund.
3) Mbrotje e finalizimit dhe integritetit te procedures kriminale, qe mund te kompromentohet nese shteti ne menyre arbitrate injoron vendimet qe nuk i pelqejne.
4) Kufizim te Prokurorve ne spektrin e akuzave.
5) Eleminim te “fuqive te Gjyqsorit” per te dhene denime te akumuluara (ne total) te cilat nuk i ka autorizuar Legjislativi.
Nese Kosova do ishte Qytetar Amerikan atehere te pakten 4 nga keto 5 pika jane shkelur, sepse dikush po mundohet me vendosmeri ekstreme te injoroje cdo aspekt Juridik, pervec Llogjikes, se Kosova ishte Viktima! Per me teper, “Double Jeopardy” eshte nje nga Konceptet Ligjore me te vjeter te civilizimit Perendimor. Ne 355 p.e.s. shtetari Athinas, Demosteni tha; Ligji s’lejon te gjykosh nje person per te njejten ceshtje. Ne Rome, viti 533 pas. e.se re kjo u kodifikua nga Justiniani. Megjithe Mesjeten e erret ( 400-1066) ky parim mbijetoi si tradite Ligjore.
Kosova ta mbledhe mendjen dhe mos te mbushe Pyetsore qe thone; “Do a S’do Gjykate Tjeter” por cdo tentative e tille te merret Nje Avokat Nderkombetar ku perdoret:
– Double Jeopardy
– Double Irony.
Dhe te diskretitoje me paragjykim kedo qe tenton akrobacira te tilla! Sepse dikush, diku, ka shkuar pertej talljes dhe po tenton dicka me Teper, kur krahason Serbine qe hapi tre luftera te pergjakshme ne Rajon me UCK-ne dhe Kosoven. Eshte koha te hidheni ne Sulm Kosove, se ju kane vene me shpatulla pas muri! C’ka ndodhur aty nuk ishte as “lufta e Hashim Thacit” e as “akuzat e Dick Marty’t” por Gjenocid dhe Spastrim Etnik ne permasa te vecanta ne Historine Moderne. Per te here te pare ne Histori pame “live” nje Popullate te shperngulej nga shtepite e tyre, dhe duke sjellur pasoja per ta e 5 shtete te Rajonit.
Akoma Europa do fakte per Serbine, qe ne 1914 e ketej? Per sherret e krimet qe ka bere? Jepjani ato..me viktima, dokument e fakte; duke kerkuar demshperblime dhe Bertirur Deri sa Tu Ngjirret Zeri. Kriminaliteti sot, keq qeverisja dhe korrupsioni; ne seksione te caktuara te shoqerise-politikes Kosovare mund ta bejne Perendimin te pendohet pak per ndihmen por AMA asgje nuk shben nje fakt Historik qe ka Ndodhur Dje.