Nuk mund të protestosh për zgjedhje që i ke braktisur dhe nuk i njeh!

Bora Basholli

S’dua kurrsesi,

sot ta prish fjalorin,

ç’punë ka opozita,

me Tridhjetë Qershorin?!

Ata-këto zgjedhje,

i panë nga jashtë,

por kërkojnë të gjejnë,

gjilpërën në kashtë!

Zgjedhjet ligjërisht,

s’kanë kurrfarë problemi,

ka shumë rëndësi,

që s’u prish sistemi!

Çdo forcë politike,

bën si e mendon,

ligji për pjesëmarrjen,

nuk e detyron!

Kush braktisi zgjedhjet,

nuk ka gojë të flasi,

aq më pak akoma,

dhe të ulërasi!

Gënjeshtrat e Lulit,

janë avaz i vjetër,

si barkë shpëtimi,

s’ka se ç’përdor tjetër!

Duhej të dorëhiqej,

ta linte partinë,

njerëzit për protesta,

s’e kanë terezinë!

Kjo që bëhet sot,

s’ka asnjë kuptim,

se në Shqipëri,

s’ka ndonjë zhvillim!

Asgjë s’ka ndryshuar,

me para Tridhjetës,

përjashto “shkarkimin”,

e  President Metës!

Nga thonjëzat më lart,

lehtësisht kuptohet,

se President Meta,nuk do të shkarkohet!

Edhe pse po bëhen,

gjithë formalitetet,

shkarkimi i Metës,

thjesht opsion do mbetet!

S’e dimë ç’do të bëjnë,

në darkë “vllezrit” tanë,

do ketë “Molotovë”,

edhe flakadanë?!

Do thotë Monika,

në u bëftë nami,

këtë punë në dorë,

e ka marrë Sovrani!

Do të shkumëzoi,

Basha nga inati,

dhe do lajnë duart,

të dy si Pilati!

Ende s’mund ta dimë,

ç’do ndodhi sot,

ndaj nuk mund të flasim,

dhe të shkruajmë kot!

Do dhe disa orë,

të vejë ora Tetë,

kur do ngrejë siparin,

Protesta e Dhjetë!

Kur do ngrejë siparin,

Protesta e Dhjetë,

që aq paqësore,

nuk besoj të jetë!

Ata që do dalin,

fort do protestojnë,

dhe grupet e sulmit,

s’besoj të mungojnë!

Të duket se janë,

akoma në punë,

“liderët” patjetër,

do kërkojnë dhunë!

Dhe ndërkombëtarët,

s’dimë ç’do bëjnë tani,

po gjithë kërcënimet,

janë në fuqi!

Data 8 Korrik, ora 16:00

A.DUKA

Share This Article
1 Comment
  • Kush ne Shqiperi do te protestoje,
    te Benko Duka lejen ta siguroje,
    kunder qeverise as mos guxoje,
    se Benko magjistrica do ta mallkoje,
    leje per proteste Benko do ta leshoje,
    vetem kunder opozites kush ta kerkoje,
    pra kush do Rames gjumin t’ja trazoje,
    Benko nga ketu mallkimet do ti leshoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *