Nuk na u ndanë!

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Përsëri Sejdia! S’na ndahen Fazlliçët e turli të huajsh që kanë gjetur grazhd në Shqipëri. Grazhdin e mbushin qeveritë tona, kryeministrat, ministrat tanë, ata dje e këta sot. Grazhdin e bëjnë të madh që të hanë të dy palët, këta këtej e ata andej. Popullin e futin në vrimë të gjilpërës. Shqipëria vjen era kërmë. Qentë janë në garë kush të rrëmbejë copën e kërmës më të madhe. Vend pa zot! Për të mbuluar poshtërsitë e mëdha e për t’ju mbyllur gojën shumicës barazojnë mos lëshimin e një kuponi tatimor me tenderët miliona euro. Ustallarët s’janë budallenj. Brezit të ri që mund t’i rrezikojë ju kanë dhënë rrugët e Europës, arsim fiktiv u japin hashash, sex, pasivitet, vetëm punë e aftësi qeverisëse jo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *