Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në mesnatë me magnitudë 4,8 të shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë 8 km në verilindje të Durrësit, 25 km në perëndim të Tiranës.
Epiqendra gjithashtu ka qenë vetëm 2 km nga sipërfaqja por lëkundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda.
Që prej tërmetit të 26 nëntorit, qindra paslëkundje janë regjistruar në të njëjtën zonë duke shkaktuar frikë dhe ankth te banorët.
l.h/ dita
