Qeveria nuk do të tërhiqet nga ligji që miratoi në fund të vitit 2018-ë ku uli kompensimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për fermerët nga 20 në 6%. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, sqaron se në momentin që imputet në bujqësi: farat, fidanët, plehrat kimikë dhe pesticidet u përjashtuan nga TVSH-ja është e palogjikshme rimbursimi i kësaj takse nga ana e shtetit.
Ai thotë se kompensimi 6% u la për disa kosto të tjera që kanë fermerët dhe paguajnë këtë taksë si nafta apo energjia elektrike.
“Në fund të vitit 2018 parlamenti bëri 0 imputet bujqësore që do të thotë se financimi që jepet për imputet bujqësore nuk ka më sens sepse nuk mund të financosh TVSH-në e një produkti i cili nuk ngarkohet me TVSH. Megjithatë niveli i autofaturimit u la përsëri 6%, nuk u la 0, në mënyrë që me këtë 6%, fermeri të përballojë TVSH e produkteve të tjera që nuk janë përjashtuar”.
Por ekspertët e ministrisë së Financave janë duke punuar për të krijuar një tjetër skemë e cila do të ndihmojë sektorët më të brishtë në bujqësi, siç është ai i prodhimit të qumështit.
“Në këtë kuadër ne po shikojmë opsionet e tjera që nëse nga të dhënat dhe llogaritjet do të rezultojë që sektori blegtoral preket në fakt dhe ndryshimet ligjore nuk janë neutrale në kostot e tyre, atëherë të shohim skema të tjera financimi në mënyrë që ato para që jep buxheti i shtetit të shkojnë për atë destinacion për të cilat ai i jep”.
Prej 3 ditësh agropërpunuesit dhe grumbulluesit e qumështit kanë refuzuar të blejnë lëndë të parë në tregun vendas për shkak të uljes së kompensimit të TVSH-së, ndërsa blegtorët kanë protestuar disa herë duke derdhur qumështin në rrugë.
o.j/dita

Agroperpunuesit, grumbulluesit dhe perpunuesit e qumeshtit jane ish kryetaret e koperativave, ish sekretaret e partive dhe ish kuadrot e koperativave qe, kur u prishen kooperativat vodhen me qindra krere bageti, pervetsuan cdo gje qe ndodhej ne depot e kooperativave duke filluar nga dritherat e deri tek imputet bujqesore dhe per te fshir gjurmet organizuan shkatrrimet e depove dhe stallave dhe njerzit e thjeshte muaren vetem copa tullash e copa suvaje. Mbas kesaj keta kuadro u bene papritmas agrobiznesmene, grumbullues dhe perpunues te qumshtit dhe jane keta qe aktualisht po rjepin fshatarin e thjeshte duke e cuar ate ne kufijte e mbijeteses. Vetem me cmimin skandaloz te grumbullimit te qumshtit ata po realizojne shkatrrimin total te blegtorise.Gati 70% e familjeve ne fshat nuk rrisin me bageti sepse nuk kane interes. Me mundin e djersen e tyre fitojne vetem grumbulluesit dhe perpunuesit e qumshtit. Madje edhe 20% qe tashma qenka ber 6% nuk e ka perfituar asnje prodhues qumshti por e kane vjedhur ata qe po organizojne protestat, perpunuesit dhe grumbulluesit e qumshtit. Keta njerez nuk mjaftohen duke vjedhur prodhuesit e qumshtit me cmimin e ult qe nuk kalon 40 leke te rinje per liter, por ne menyre spekulative dhe manipulative organizojne protesta qe te vazdojne te vjedhin jo 6% por 20% sikurse kane bere deri tani. Ne qofte se do te funksiononte shteti s’ka ndonje veshtirsi te kontrollohet qe asnje qindark nga 20% nuk eshte marre nga prodhuesit e qumshtit dhe kjo eshte nje vjedhje me permasa te frikshme dhe masive, ndaj njerezve qe roptohen duke u marre me bagetite. Dhe hajdutet jane ata qe e blejne 1liter qumesht 40 leke dhe e shesin 160leke qe eshte nje vjedhje tjeter qe i behet shqipetareve. Shteti yne eshte nje mekanizem ne sherbim te hajduteve qe haptazi vjedhin njerzit e ndershem qe duan te rrojne me djersen e tyre, ne kete rast, blegtoret e shkrete te fshatit, nje shtet qe fshatin e shikon nen shpikjen idjote te teorise se 100 fshatrave turistik. Nje shtet qe minister bujqesie ka nje njeri qe nuk ka haber as ka per te patur haber nga problemet e bujqesise ne Shqiperi sepse nuk eshte specialist i kesaj fushe sa do te perpiqet.
Sakte, lajmi duhet te ishte ne krye te faqes, sepse perfaqeson nje shtrese te gjere te popullsise qe po lufton per mbijetese dhe po shfrytezohet nga rrjeti mafioz i hajduteve te shtetit.
Por Dita, si gjithmone ne rritmin e gazetave mediokre, vazhdon e i ben jehone edhe pordhes me te vogel te cdo rilindasi ne kongres.
Ekonomia eshte plaga shqitpare ku nisin dhe mbarojne te gjitha krimet kunder popullsise. Edhe tradhetia aty e ka fillesen. Te etur per leke nuk pyesin per popullin e thjeshte dhe as per nder e patriotizem, shesin cdo gje qe u del perpara. Tradhetia eshte opsion biznesi