Nuk pranoi të ishte në zonën e pamundur të listës, deputeti ndërron mendje: “Me shpirt e zemër unë…”

Rovena Cerka

Edhe pse nuk pranoi të ishte në listën e rrezikut të Edi ramës, Alket Hyseni vazhdon të bëjë fushatë për socialistët.

Hyseni së bashku me një grup të rinjsh nga Saranda ka drejtuar një bashkëbisedim me mediat lokale. Çdo energji pozitive, me shpirt dhe zemër, shkruan Hyseni dhe të gjithë së bashku për një mandat të tretë të PS për të përfunduar projektet e nisura dhe për projektet e reja.

“Nën shoqërinë e një grupi fantastik të rinjsh nga Saranda, patëm një bashkëbisedim me mediat lokale dhe kombëtare, në shëtitoren e re që po merr shtat çdo ditë, si një gjerdan me gurë të çmuar për Sarandën.

Çdo energji pozitive, me shpirt dhe zemër, të gjithë së bashku, për një mandat të tretë të PS? që të përfundojmë projektet e nisura dhe të nisim projekte të reja, për qytetin e ëndrrave tona dhe fëmijëve tanë, për Sarandën që duam.

Çdo votë për Nr. 12 PS

Çdo votë për Nr. 8 Edi Rama”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *