Sot, në orën 17:00 qytetarët shqiptarë do të protestojnë përpara godinës së Krymeinistrisë kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit. Disa ditë pasi edhe vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi një krizë energjitike, qytetarët janë të vendosur që të dalin të kërkojnë llogari për të parandaluar rritjen e çmimeve.
“Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rruga më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00,”-shkruhet në posterin e përgatitur për këtë protest.
Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë reagim për protestën në fjalë. Nuk dihet nëse efektivët do të jenë në para Kryeministrisë këtë pasdite për të shpërndarë grumbullimin e qytetarëve, referuar rregullave të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

