Nuk pyeti për Covid dhe hapi lokalin, arrestohet 44-vjeçari

Ornela

Një 44-vjeçar është ndaluar sot nga Policia e Durrësit pasi kishte hapur lokalin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ.

Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 18, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 4 fishekë.

I arrestuari me iniciale E.L rezulton banues në Durrës. Ndaj tij tashmë rëndon vepra penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimi me burgim deri në 7 vjet. Por si të mos mjaftonte tashmë i duhet të paguajë edhe gjobën e vendosur pasi hapi lokalin në kohë karantine.

O.J/DITA

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e kuptoj masen e denimit, deri ne 7 vjet. KY person ju vjet arma, po apo jo, nqs po 7 vjet te vdekur a nuk ka vend per diskutim, apo varet nga leket qe jep I denari, po dha Pak denohet me shume, po dha shume mund te d’ali me arest shtepine o me detyrim paraqitje dy here ne muaj dhe jo dite per dite sì shume te tjere. Ligji duhet te jete I prere me think dhe fiks dhe me me shume vite denimi, joderiiiiiiii ne 7 vjet, por 30 vjet ne mentre qe Ata persona qe ka ne arme PA leje te mendohen mire kur ta fusin ne bres ndryshe duhet ta fusin te vendin ku u dhemb shume, pra 30 vjet burg PA kondicion sic e ka amerika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *