Aktori dhe moderatori i njohur Gentian Zenelaj, ka rrëfyer së fundmi betejën e tij me sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19, ku në të njëjtën kohë ka humbur edhe të atin, po nga e njëjta sëmundje.
I ftuar në emisionin ‘Rudina’, mes lotësh ka thënë se gjatë kohës që humbi të atin, ishte i shtruar në spital dhe nuk mundi të shkonte as në varrimin e tij.
Ai shton më tej se gjatë kohës që ishte infektuar, ishte shumë i frikësuar dhe mendonte që nuk do ia dilte të fitonte betejën.
Zenelaj: Në ditën më të keqe të sëmundjes që ishte dita 10, unë humba babain. Ajo është një ditë që influencoi shumë keq në shëndetin tim sepse unë mendoj që kjo sëmundje është thellësisht e lidhur me gjendjen tënde emocionale. Atë ditë u ndjeva shumë keq, babai im kishte më shumë se dy javë që ishte shtruar në spital dhe ikja ime nga përkujdesja, mua më përkeqësoi shumë. Fakti që nuk isha për t’u përkujdesur, për të çuar gjërat që kishte nevojë dhe gjithë kjo barrë i ra bashkëshortes sime. Unë kisha edhe mamanë time të sëmurë me Covid në Shëngjin.
Magjistari: Kur je takuar me babain për herë të fundit?
Zenelaj: Kjo është gjëja që më vret shumë sepse kjo është një sëmundje që ti je thellësisht i vetmuar dhe nuk ke mundësi t’i mbash dorën njeriut tënd të dashur, që nuk ke mundësi t’i rrish afër dhe t’i japësh pak shpresë. Ky ishte mendimi më i keq që unë kisha për ato tre javë ku babai im ishte i shtruar në spital. Unë kam disa video-call me të megjithëse ai kishte një maskë të madhe në fytyrë dhe unë shumë pak merrja nga ai. Por realisht nuk ma merrte mendja që babai im do ikte sepse mamaja është më me probleme shëndetësore, me ftohje të vjetra, me ujë në zemër. Është e pabesueshme që babai im të degradonte në këtë gjendje. Dita kur u intubua ishte shumë e vështirë për mua, ai bëri tre arrest kardiak dhe s’ma merrte mendja kurrë që ai njeri të kishte një zemër aq të fortë sepse të mbash 3 javë, 60 litra oksigjen, duhet të kesh një zemër shumë të fortë. Nuk shkova as në funeral, mamaja ime përjetoi një periudhë shumë të keqe sepse vëllai im për fat të keq ishte në Suedi, aeroportet ishin të pamundura. Ishte një situatë kaotike në familjen time dhe thoja o Zot çfarë po ndodh.
h.b/dita

Te rroni vet .T,ju kete lene uraten.E kam njohur nga afer babain tend.Ka qene burre shume i mire dhe i nderuar ne Shengjin.
realisht nuk e kuptoj, pertej dhimbjes njerezore, intervisten e nje personazhi televiziv per babane e tij te humbur…
Vdiq edhe Lumja, zonje grua qe dinte te tregonte me mijera histori jete. Ishte kunata e tezes sime qe ka pas punu ne aeroport dhe i puthi doren Nene terezes kur erdhi ne Tirane…