Nuk shlyente dot kredinë, i jep fund jetës

anazapta

Një 40-vjeçar i ka dhënë fund jetës sot paradite në Durrës, duke u vetëvrarë.  Ngjarja ndodhi në sektorin Rinia. Sipas policisë, sipas informacioneve të para, 40-vjeçari Shkëlqim Mullai është vetëvrarë në automjetin e tij, me një armë zjarri pistoletë model 54. Pranë trupit të viktimës u gjet edhe një letër lamtumire ku ai shkruante mbi vendimin fatal për ti dhënë fund jetës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëvrasjes janë bërë problemet ekonomike, pasi viktima kishte marrë një shumë të madhe kredie në bankë, të cilën e kishte të pamundur ta shlyente.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *