SMS në DITA
Në 0689073730
Një herë e një kohë, në anët tona u tërbua një qen. U tërbua kaq shumë sa shtatë katunde dhe 20 burra të armatosur e morën me lehtësi e nuk i dhanë dum. Qeni po bënte kërdinë me tërbimin e tij. Hajde të mbaje lopët, qetë, gomerët, me shqerrat dhe kuajt që sapo prekeshin nga dhëmbët e tij plot helm, ktheheshin edhe ata të tërbuar. Tërë kasabaja ziente. Njerëzia ulërinin. Gratë shkulnin flokët. Një plak flokëbardhë dhe i mençur u tha fshatarëve: – Turp t’ju vijë! Keni tërë këto vite që s’po bëni dot zap një ujk. Turp t’ju vijë! Ç’është ky durim kaq i gjatë? E dini ju se një qen i tërbuar, po u la, tërbon lagjen e tërë?! V.D.
