Nuk shpëton dot, Juve duhet të tregojë xhepat për… Cristiano Ronaldon

Leda Hysa

Juventusi është duke u “ekzaminuar” nga UEFA mbi marrëveshjen e bujshme të merkatos së kësaj vere me Cristiano Ronaldon, por jo vetëm. Klubi bardhezi duket të jetë nën kontrollin e qeverisë europiane të futbollit lidhur me “Fair Play Financiar” (FFP). Të paktën, kështu raporton “Calciomercato”.

Kampionët e Seria A shpenzuan më shumë se kushdo tjetër në merkaton e verës, plot 244.5 milionë euro, nga të cilat 100 milionë euro për blerjen e yllit portugez nga Real Madridi. Përflitet se gjigantët e Torinos, me këto shpenzime kolosale për përforcime, mund të jenë në kundërshtim me rregulloret përkatëse të UEFA-s, ndaj do të “skanohen” financiarisht nga ky organ qeverisës i futbollit kontinental.

Blerjet e kushtueshme dhe të spikatura e kanë bërë ekipin e Massimiliano Allegrit favorit për të fituar edhe Ligën e Kampionëve, kompeticion të cilin bardhezinjtë e nisin sonte me transfertën e Valencias. Pikërisht përpjekjet ekonomike për të transferuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, ka të ngjarë të përfundojnë nën lenten e UEFA-s në lidhje me “Fair Play Financiar”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *