Letër e nënshkruar
Xhevait Shkoza
Pershendetje! Jam nje lexues i rregullt i gazetes tuaj, banor i Lagjes Popullore Shijak, quhem Xhavit Shkoza. Kerkoj te ve dijeni Ministrine e Drejtesise, KLD-ne, Parlamentin Shqiptar, Presidenti, per moszbatimin e urdherave qe ata vetë nxjerrin. Këta që permenda me lart jane ne dijeni te problemit tim. Per disa seansa gjyqesore te shkalles se pare ne Durres, arritem ne rezultatin qe te urdherohej ekzekutimi i vendimit Nr.( 11-2011-1229) 654, date 15. 3. 2011. Theksoj se ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit, Durres me Nr.(10-2012-1863) date 3.12.2012. Me date 23.01.2013 me vendimin Nr. 11-2013 373 (111) me gjyqtare Joana Qeleshi, pasi u shqyrtua ceshtja gjyqesore vendosi leshimin e urdhrit te ekzekutimit per vendimin Nr. (11-2011) 654, date 15.3.2011 te Gjykates se Rrethit Durres, lene ne fuqi edhe me vendimin Nr. 10-2012-1863 date 3.12.2012 te Gjykates se Apelit Durres.
Me urdherin ekzekutiv nr.111 date 23.01.2013 te Gjyaktes Durres, urdherohet edhe Zyra e Permbarimit te ekzekutoje ne menyre te detyrueshme titullin ekzekutiv te vendimit gjyqesor nr. 654, date 13.3.2011.
Por edhe sot vendimi nuk eshte ekzekutuar. Zyra e permbarimit sipas rregullave ka njoftuar dhe ka kerkuar ndihmen e Policise se Komisariatit Shijak, duke u caktuar diten dhe oren e ekzekutimit, por asnjehere nuk eshte treguar serioziteti per ta ekzekutuar kete vendim, por ata bejne vetem “llogje Kavaje”. Keto vendime qe dalin nga gjykatat tona dhe nga drejtesia ne teresi, nuk zbatohen po nga drejtësia?! Me daten 25.4.2013 ora 11 ishte planifikuar ekzekutimi i vendimit gjyqesor, por nuk u realizua. Me date 13.3.2011 eshte urdheruar zyra permbarimore te ekzekutoje vendimin e gjykates. Vendimi Nr. 654 (nuk u zbatua) por kam akoma urdhra qe i drejtohen zyres se permbarimit per ekzekutimin e detyruar te vendimit te gjykates. Gjithashtu i jam drejtuar edhe Drejtorise se Pergjithshme te Permbarimit Tirane, etj, etj. Si ka mundësi të mos zbatojne ligjet e shtetit dhe vendimet qe vete i kane miratuar?!
