Zgjimi në orët e para të mëngjesit për shumë nga ne është një problem më vete, ndërsa për shumë të tjerë është diçka lehtësisht e përballueshme.
Nëse bëni pjesë tek grupi i parë, atëherë ka një lajm të mirë për ju.
Sipas psikologut britanik, Satoshi Kanazawa, personat që kanë vështirësi për t’u zgjuar kanë IQ (koeficient inteligjence) më të lartë se sa ata që zgjohen menjëherë në mëngjes.
Kjo pasi orët e gjumit, nuk varen aspak nga ora në të cilën flemë, por varen nga ora biologjike e trupit.
Cikli biologjik i gjumit ndryshon në njerëz të ndryshëm. Në fakt, ky cikël varet nga sasia e dritës si dhe nga mungesa e saj.
Për shembull, njerëzit që zgjohen herët, pa asnjë problem në mëngjes kanë një orë biologjike shumë të qartë. Nga ana tjetër personat që kanë vështirësi në zgjim e kanë hemisferën e djathtë të trurit më të zhvilluar, ndaj dhe ora e tyre biologjike nuk mund të diktohet, kështu që procsi i zgjimit në mëngjes është diçka tepër e vështirë për ta.
Nëse miqtë apo familjarët ankohen për gjumin tuaj “të tepruar”, e keni përgjigjen që duhet t’ju jepni.
j.l./ dita

Kjo eshte relative.
Ka te beje me refleksin. Nese ke qene i detyruar per shkak te rrethanave te ngrihesh heret ne mengjez, pershtatesh, je apo jo inteligjent.
Personat qe vuajne per tu zgjuar ne mengjez, me shume jane dembele se sa inteligjente.
“” njerëzit që zgjohen herët, pa asnjë problem në mëngjes kanë një orë biologjike shumë të qartë. “”
“” personat që kanë vështirësi në zgjim e kanë hemisferën e djathtë të trurit më të zhvilluar.””
Si ta kuptojme zgjuarsin ne lidhje me zhvillimin e trunit ne hemisferin e djathte qe nuk dallon oren biologjike.Ndersa ai tru qe nuk asht i zhvilluem tek hemisferi i djathte sic e kane keto ka nji ore bilologjik teper te sakte e te kjarte.
Pra shkenca e trunit tregon qe dembelet jane ma te zgjuar.Bile nese zgjohen per mengjeze nga mesnata jane dhe ma te zgjuar.Sepsde tek keto nuk influencon ndjeshmeria ndaj drites.